SHKODER - Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës teksa një 41-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura e Bunës. Ka qenë ora 13-15 e së dielës kur 41-vjeçari Adnan Tula ka shkuar pranë urës së vjetër të Bunës në hyrje të qytetit dhe pasi ka lidhur duart ka hipur mbi parmakun e urës dhe me pas është hedhur në ujë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të dhjetëra personave. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat Ranger të cilët janë zhytur për të shpëtuar 41-vjeçarin, por trupi është marrë nga rrjedha e lumit.

Polumbarët kanë nxjerrë vetëm xhupin, ku kanë parë dhe mjetin e identitetit. Ndërkohë forcat e policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe familjarët të cilët janë tronditur nga kjo ngjarje. Tashmë pritet dhe mbërritja e Forcave Renea për gjetjen e të ndjerit Tula.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com