Premier League ka zbuluar edhe shortin për sezonin e ri 2023-24. Futbolli elitar anglez merr jetë më 11 gusht 2023 dhe përfundon më 19 maj 2024. Mes 13-20 janarit do ketë pushim për lojtarët, njësoj si në edicionet e kaluara.
Tifozët e skuadrave të ngjitura në elitë si Burnley, Sheffield United dhe Luton Town ishin ata që priten me padurim të shohin ndeshjet e tyre hapësee. Mbështetësit e Liverpoolit, Manchester Unitedit, Arsenalit, Chelsea dhe pretendentëve tjerë për titull do të shpresojnë për një fillim të favorshëm, pasi ata kërkojnë të ulin City-n nga froni.
Java e parë sheh ndeshje interesante si ato mes Chelsea-Liverpool apo Newcastle-Aston Villa. Man City do të luajë në udhëtim te Burnley, Arsenali pret Nottingham Forestin dhe Manchester United është bujtës te Wolves.

Komente

