Trajneri spanjoll i Cityt, Pep Guardiola, do të ndeshet kështu me ish-ekipin e tij katalanas, me të cilët fitoi dy kupa kampionësh.
Një kockë e fortë është edhe ekipi gjerman, Borussia Monchengladbah, të cilët marrin pjesë për të dytin vit radhazi në fazën në grupe të Champions.
Vitin e kaluar gjermanët bënë një paraqitje të mirë, por mungesa e eksperiencës i nxori nga gara, duke u renditur të fundit në grup, çka bëri që të mos marrin pjesë as në Europa League, vend të cilin e zuri Sevilla, të cilët u shpallën edhe kampionë të këtij kompeticioni.
Short i lehtë është ai për kampionët e Italisë, Juventus. Bardhezinjtë do të ndeshen në grupin H me Sevillan, Lyonin dhe Dynamon e Zagrebit. Bayern Munchen gjen në grupin D, nënkampionët e La Liga-s, Atletico Madrid. Ekipi i Simeones eliminoi bavarezët nga gjysmëfinalja e Champions falë golit të shënuar në fushën kundërshtare.
Përballje interesante janë ato në grupin A dhe F. Në grupin A, Arsenali i Granit Xhakës do të luajë kundër Bazelit të Taulant Xhakës, një përballje mes dy vëllezërve kjo. PSG është shortuar si kokë e këtij grupi, ndërsa bullgarët e Ludogorets renditen si ekip i katërt në këtë grup.
Ndërsa në grupin F, Real i Madridit gjen nënkampionët e Gjermanisë, Borussia Dortmund. Madrilenët dhe verdhezinjtë janë ndeshur 2 herë gjatë tre viteve të fundit në fazën eliminatore të Champions. Në 2013-ën, ishin gjermanët ata të cilët kaluan në finalen e Champions pasi mundën Realin e Mourinjos me rezultatin e përgjithshëm 4:3. Borussia fitoi 4:1 ndeshjen e parë në "Signal Iduna Park", rezultat i cili bëri të pavlefshëm fitoren 2:0 të Madrilenëve në "Santiago Bernabeu".
Një vit më pas erdhi hakmarrja e Real Madrid. Nën drejtimin e Carlo Ançelotit, "galaktikët" mundën 3:0 gjermanët në Spanjë, ndërsa në ndeshjen e kthimit në humbën 2:0, por kjo nuk rrezikoi kalimin e madrilenëve në fazën tjetër.
Dy ekipet e tjera të grupit F janë Sportingu i Lisbonës si dhe Legia e Varshavës që ka për trajner ish-futbollistin e kombëtares shqiptare të futbollit, Besnik Hasi.
Napoli i Elseid Hysajt do të luajë përballë Benfikës, Dynamos së Kievit dhe kampionëve turq, Besiktas.
Dy grupe me të lehta janë ato E dhe G. Kampionët e Premier League, Leicester City janë në grupin G dhe do të luajnë përballë Portos, Club Brugge dhe Kopenhagen. Ndërsa grupi E përbëhet nga CSKA Moska, Bayer Leverkusen, Tottehnam dhe Monaco.
(Grupet e UEFA Champions League)
Grupi A
PSG
Arsenal
Basel
Ludogorets
Grupi B
Benfica
Napoli
Dynamo Kyiv
Beşiktaş
Grupi C:
Barcelona
Manchester City
Mönchengladbach
Celtic
Grupi D
Bayern Munchen
Atletico Madrid
PSV
Rostov
Grupi E
CSKA Moskva
Bayer Leverkusen
Tottenham
Monaco
Grupi F
Real Madrid
Dortmund
Sporting CP
Legia
Grupi G
Leicester
Porto
Club Brugge
København
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com