Bashkia e Tiranës ka hedhur shortin e dytë për përzgjedhjen e apartamenteve në pallatet e reja të ndërtuara në lagjen e re, “5 Maji”, ku do të sistemohen familjet e mbetura pa strehë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Pas 58 familjeve të para që janë futur tashmë në këtë lagje, u hodh shorti publik edhe për 125 familje të tjera, ku, përmes një procesi të hapur dhe transparent, familjarët, ose përfaqësuesit e tyre, përzgjedhin shtëpinë e tyre të re, në të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë me shtëpinë që kishin përpara tërmetit.
Shorti u krye nga Komisioni i Posaçëm i ngritur me urdhër të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas verifikimit të dokumentacionit të përgatitur prej dy njësive, Njësisë nr 8 dhe Njësisë nr. 4 ku kanë aplikuar familjet që do të strehohen në lagjen e re.
Sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, edhe banorët që preken nga ky projekt përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që janë ndërtuar, ose po përfundojnë ndërtimin, në lagjen e re “5 Maji”.
Përfituese janë edhe ato familje që i kanë pasur banesat në proces legalizimi, duke përfituar po të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë, por në godinat e reja dhe me dokumente tërësisht të rregullta.
Nga ky projekt transformues i gjithë zonës së “5 majit”, kanë përfituar edhe familjet të cilat kanë pasur ndërtime pa leje, duke u shpronësuar 100% e sipërfaqes së objektit pa leje.
Lagjja e re “5 Maji” po kthehet në një qendër të re urbane për plot 11 mijë banorë, me apartamente cilësore, njësi shërbimesh tregtare, shkolla, kopshte, çerdhe, godina institucionesh, parqe.
A.M./B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Veriu i Kosovës, a duhet që Kurti të pranojë kërkesat e SHBA-BE?
-
PO
69.5%
-
JO
23.3%
-
NUK E DI
7.1%
Vota total: 2087
Lajme të tjera
-
FOTO/ U arrestua për blerje votash për kandidatin e koalicionit 'Berisha - Meta", Klodian Kapedani e Fisnik Qose të qeshur pranë njëri tjetrit
10 Qershor, 17:49
-
Tiranë, lokali me muzikë të lartë shqetësonte banorët, policia me shkallë i çmonton 7 bokset e muzikës
10 Qershor, 15:39
-
Veliaj me Sekretarin e Shtetit gjerman, Niels Annen: Në vjeshtë nis zbatimi i sistemit të transportit publik të shpejtë
10 Qershor, 13:46
-
Parti e re e spektrit të djathtë, Kokalari njofton takimin për zyrtarizimin e Lëvizjes Konservatore Shqiptare: Do ketë të ftuar nga Republikanët e SHBA
10 Qershor, 11:18
-
U arrestua për blerje votash për kandidatin e koalicionit 'Berisha - Meta' në Kavajë, përgjimet e SPAK për persona të tjerë 'kapën mat' 39-vjeçarin
10 Qershor, 10:55
-
Bleu vota për Bashkë Fitojmë, arrestohet me urdhër të SPAK një person në Kavajë
9 Qershor, 21:41
-
Aksident në Rrogozhinë, makina përplas dy fëmijë dhe largohet nga vendngjarja! Të miturit transportohen në spital
9 Qershor, 21:32
-
Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Britania e Madhe, policia: Nuk përmbushnin kushtet për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar
9 Qershor, 16:35
-
Tiranë/ 6-vjeçarja bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës në Bathore, dërgohet me urgjencë në spital
9 Qershor, 15:28
-
Juristët Luan Omari, Ismet Elezi dhe Niazi Jaho nderohen me titullin ‘Mirënjohja e Qytetit’, Veliaj: Tirana vlerëson këdo që i shërben
9 Qershor, 13:23
-
Alarmohet ambasada ruse në Tiranë, merr mesazhe kërcënuese nga një shqiptar i Kosovës
9 Qershor, 13:04
-
Shpallet në kërkim nigeriani me banim në Irlandë që mashtroi biznesmenin në Tiranë, i mori 25 mijë euro me email! Kërkoi të bëhej dërgesa në Gjermani, si u zbulua
9 Qershor, 12:15