TIRANË – Është hedhur shorti për gjyqin ndaj ish-ministrit të Arsimit Myqerem  Tafaj i cili akuzohet për shpërdorim detyre gjatë kohës që ka ushtruar këtë detyrë në qeverinë Berisha. Relatori i Kolegjit Penal në Gjykatën e Lartë është Tom Ndreca, ndërsa anëtarët e tjera janë, Evelina Qirjako, Artan Broci, Majlinda Andrea dhe Shkëlzen Selimi.
 
Tafaj, aktualisht deputet i PD është gjetur fajtor nga Prokuroria për shkeljen e ligjit me akreditimin e 4 fakulteteve të Vitrinës. Sipas organit të akuzës këto fakultete kishin programe jo cilësore dhe ish-ministri ka pasur dijeni për këtë fakt pasi vetë Këshilli i Akreditimit pranë Ministrisë së Arsimit ka kundërshtuar në katër raste kërkesën e ish-universitetit “Vitrina”, tashmë i mbyllur me vendim qeverie.
 
7 muaj Ministrja aktuale e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla kallëzoi paraardhësin e saj.  

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)