Hidhet shorti, java e parë e superligës shqiptare nis me përballjen Tirana-Kukësi! Partizani kërkon titull

Sezoni i ri i Superligës ka marrë formë këtë të premte pasi është hedhur shorti që ka përcaktuar edhe ndeshjet nga java e parë deri në të 36-ën.

Është zbuluar kalendari i sezonit të ri të Superligës që nis me 20 gusht, me shortin që në javën e parë, kampionët në fuqi Tiranën, i vendosi përballë Kukësit. Derbi i kryeqytetit mes bardhebluve dhe Partizanit do luhet javën e gjashtë, ndërsa sezonin e ri të kuqtë e nisin kundër Egnatias në Tiranë.

Elton Marini, drejtor sportiv i Partizanit: “Partizani në ADN dhe objektiv të vetin ka padyshim fitimin e titullit. Nuk jam unë i pari që e them sepse nuk jam drejtori i parë në këtë klub.”

Po në javën e parë Erzeni debutues që ndeshjet do ti zhvillojë në ‘Niko Dovana’  ku pret Vllazninë. Bylisi përballet me Kastriotin dhe Laçi sfidon Teutën, por kurbinasit këtë të premte mendjen më shumë e kishin në Conference League, aty ku në turin e dytë do përballen me moldavët e Petrocub.

Naim Halili, drejtor i Laçit: “Iskra ishte ekip më i lehtë po ta shohim nga cilësia, ndërsa Petrocub ka më shumë kualitet se malazezët. Mesfusha e tyre ishte e fortë por në futboll çfarë nuk ndodh. Nga ajo që pashë unë ishte ekip i kalueshëm.”

Sa i përket të drejtës televizive Superliga është në ankand dhe sot ishte dita e fundit e ofertave për 3 vitet e ardhshme.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja