TIRANË - Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Beqajt për masën e sigurisë “arrest në burg” në kuadër të hetimeve për dosjen SASPAC.
Shkalla e tretë e gjyqësorit nuk pranoi as rekursin e paraqitur nga të akuzuarit e tjerë, Alfred Nikolla, Bjona Ziaj, Bledar Leka, Elton Marini, Ermal Kurtulaj, Gazmend Haxhia.
Për dosjen SASPAC, në qelinë e paraburgimit ndodhet Ilir Beqaj, Kurtulaj dhe Nikolla ndërsa të tjerët kane masë me të butë sigurie.
Beqaj dyshohet se ka abuzuar me fondet e BE kur ishte në krye të kësaj agjencie. Kurse për çështjen e Sterilizimit, ish-ministri po ndiqet në gjendje të lirë. Në këtë dosje ka 8 persona nën akuzë, mes tyre edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, teksa në muajin Mars të këtij viti SPAK e dërgoi dosjen e Sterilizimit për gjykim.
Ilir Beqaj si drejtues i SASPAC, në bashkëpunim me Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij.
Ndaj Ilir Beqaj SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv, mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, mashtrimit, dhe pabarazisë në tenderë.
Beqaj u arrestua në 4 korrik të vitit 2024 me urdhër të SPAK.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
71%
-
Jo
23.7%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 451
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fitim Zekthi: Drejtësia i ka bërë dy partitë e mëdha të jenë plotësisht apolitike
30 Mars, 14:01
-
'The Independent': SPAK në Shqipëri rriti besimin e publikut te sistemi i drejtësisë! Politika e paraburgimit e ekzagjeruar, është kritikuar nga Këshilli i Europës dhe OKB
30 Mars, 13:37
-
Katalogu/ Dalin pamjet e 301 pronave të krimit të sekuestruara! 13 pasuritë e Jamarbër Malltezit 17 milionë euro! Vilat e Ahmetajt, Kryemadhit e Ervis Martinajt
30 Mars, 13:23
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli, revoltohet Xhovana: Shtet ordiner!
29 Mars, 12:27
-
SHBA u rikthye/ Berisha 'shpall zyrtarisht' se do shpërbëjë SPAK nëse vjen në pushtet: Armë në dorën e Ramës! Në krah të tij Gjin Gjoni
28 Mars, 21:02
-
Mero Baze: Në fakt, Berisha i ka shpëtuar ministrat e tij nga burgu!
28 Mars, 20:02
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Besnik Jakaj: Meta doli në listë të hapur pasi ka mbështetje, jo shkrirje të SPAK por reformimin! Bala: Kandidimi i tij për të dal nga burgu
28 Mars, 18:20
-
Në SPAK rezistenca kundër resortit të Bashkim Ulajt në Velipojë! Banorët: Ja si na u grabit prona! T’i tregojmë shtetit çfarë kriminelësh ka këtu
28 Mars, 18:09
-
‘Pas tre vitesh e kuptuan se pa aleatët strategjik s’ka hapa të sigurt’, Basha: Të nxjerrësh deputet Metën është padrejtësi ndaj opozitarëve
28 Mars, 15:38
-
Kërkon heqjen e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’, ja kur do të mbahet seanca për Berishën në Gjykatën e Lartë
28 Mars, 14:02
-
Mbahet në GJKKO seanca për inceneratorin e Tiranës/ Taulant Tushe letër nga burgu: Më kanë burgosur pa gjyq! Për koncesionin s’ka pasur ankesë në Agjencinë e Prokurimeve
28 Mars, 13:42
-
Nga Backlog në Kolaps, gjyqësori i Shqipërisë në buzë të një "gremine"
28 Mars, 13:34