Hidhet shorti, përcaktohet trupa
gjykuese për Ndokën dhe Ndreun

TIRANË - Gjykata e Lartë ka hedhur shortit për përcaktimin e trupës së gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen në ngarkim të deputetëve të PS, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu për incidentin në ambientet e kuvendit me deputetin e Partisë demokratike, Genc Strazimiri.
 
Çështja e regjistruar në Gjykatën e Lartë me nr.4/14 akti, u kalua nga Prokuroria e Përgjithshme, me objekt “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
 
Pas hedhjes së shortit manual, sipas procedurave të përcaktuara, trupa gjyqësore përbëhet si më poshtë vijon:
 
1. Medi Bici, Relator i Çështjes
2. Ardian Dvorani
3. Tom Ndreca
4. Artan Zeneli
5. Admit Thanza
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

10 vite stërvitje dhe dietë ekstreme, njihuni me 25-vjeçarin kampion që sakrifikon për Bodybuilding

10 vite stërvitje dhe dietë ekstreme, njihuni me 25-vjeçarin kampion që sakrifikon për Bodybuilding