Bashkia Tiranë hodhi shortin publik për përzgjedhjen e apartamenteve të banimit dhe njësive të tregtimit, në pallatet e ndërtuara në lagjen e re Kombinat, për përfituesit e rindërtimit dhe ata të shpronësimit me shkëmbim.
Kështu, banorët e Kombinatit të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, do mund të festojnë vitin e ri në shtëpitë e tyre të reja.
Lagjja e re në Kombinat do të kthehet në një qendër të re urbane, me apartamente të rindërtuara, njësi shërbimesh tregtare, shkolla, kopshte, çerdhe, godina institucionesh e parqe.