Në Stamboll u hodh mesditën e së premtes shorti për fazën e grupeve të Europa League. Kundërshtarë të kalueshëm për skuadrat italiane Napoli e Lazio. Kështu napoletanët u shortuan në grupin C ku do të përballen me anglezët e Leicester që janë edhe rivali më i fortë por edhe me Spartakun e Moskës dhe Legian e Varshëvës ku aktivizohen Ernest Muçi dhe tashmë edhe Jurgen Celhaka.
Goglat shortuan Lazion e shqiptarëve Hysaj e Strakosha në grupin E ku do të përballet me Lokomotivën e Moskës, francezët e Marseille dhe turqit e Galatasaray. Në grupin A Lyon i Xherdan Shaqirit do të luajë ndaj Rangers, Spartës së Pragës dhe danezëve të Brondby.
Në grupin B janë shortuar Monaco, PSV, Real Sociedad dhe Sturm Graz. Në grupin D të Europa League do të përballen Olympiacos, Frankfurt, Fenerbahce dhe Antëerp. Në grupin F janë ekipet Braga, Crvena Zvezda,Ludogorets dhe Midtjylland.
Grupi G përbëhet nga Leverkusen, Celtic, Betis dhe Ferencvarosh ku aktivizohet edhe futbollisti i Kombëtares Myrto Uzuni ndërsa në grupin H janë shortuar Dinamo Zagreb,Genk, Ëest Ham dhe Rapid i Wien. Ndeshjet e para të fazës së grupeve do të luhen më 16 shtator ndërsa finalja e madhe e edicionit 2021-2022 të Europa League do të luhet të stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan në Sevilla./Përgatiti Andi Kapxhiu
Komente






