Hidhet shorti/Skënderbeu kundër
Dinamo Zagreb në Europa League

Hidhet shorti/Skënderbeu kundër<br />Dinamo Zagreb në Europa League
Skënderbeu do luajë kundër Dinamo Zagreb në fazën "play-off" të Europa League. 

Ky ka qenë shorti i caktuar nga goglat në Nyon të Zvicrës mesditën e kësaj të premte. Takimi i parë do zhvillohet në Zagreb në 17 gusht, ndërsa takimi i kthimit një javë më pas në "Elbasan Arena". 

Gjashtë herë kampionët e Shqipërisë janë përballur edhe dy vite më parë me kampionët e Kroacisë në fazën "play off" por të Champions League.

Skënderbeu është mundur në të dyja ndeshjet nga kroatët 2:1 në "Elbasan Arena" dhe 4:1 në Zagreb.

Pas eliminimit nga Champions, Skënderbeu luajti në grupet e "Europa League" duke shënuar kështu për herë të parë pjesëmarrjen e një ekipi shqiptar në fazën e grupeve të kompeticioneve europiane.

Ekipi korçar u kualifikua në "play off"-in e Europa League këtë sezon pasi përmbysi rezultatin e ndeshjes së parë 2:1 kundër Mlada Boleslav, ndërsa nga goditjet e penalltisë fati ishte me ta, duke triumfuar 4:2 ndaj çekëve. 

dinamo skenderbu

shori uefa

shori uefa

Shkëndija e Tetovës sfidon Milanin
Ekipi shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës do luajë kundër Milanit në fazën play off të Europa League.

Goglat kanë shortuar ekipin legjendar italian me kuqezinjtë. Ndeshja e parë do të zhvillohet në datën 17 gusht në stadiumin Filipi II i Shkupit, ndërsa takimi i kthimit një javë më pas në "San Siro" të Milanos. 

Kuqezinjë nga Tetova eliminuan në raundin e tretë ekipin lituanez Trakai me rezultatin e përgjithshëm 4:2. Shkëndija humbi ndeshjen e parë në Lituani me shifrat 2:1, ndërsa takimin e kthimit në Strumicë përmbysën gjithçka duke fituar 3:0. 

shkendija milan

Hidhet edhe shorti i Champions
​Në Nyon të Zvicrës është hedhur këtë të premte shofri për fazën "play-off" të UEFA Champions League. 

Goglat kanë rezervuar përballje fantastike ndërkohë që edhe për skuadrat ku luajnë futbollistë shqiptarë shorti nuk ka qenë i pafavorshëm.

Karabaku i Agollit do të përballet me Copenhagen. Basaksehiri i Cikalleshit do të përballet me Sevillan, në një short tepër të vështirë. Napoli i Elseid Hysajt do të përballet me francezët e Nicës ku luan Mario Balotelli.

Sa i takon përballjeve të tjera, bie në sy sfida Liverpool-Hoffenheim. Ndeshjet do të luhen në datat 15-16 gusht dhe 22-23 gusht. 

uefa champions league

Shorti i Champions League

Karabak – FC Copenhagen

Apoel – Slavia Prague

Olimpiakos – Rijeka

Hapoel Ber Sheva – Maribor

Celic – Astana

Istambul Basaksehir – Sevilla

Young Boys – CSKA Moscow

Napoli – Nice

Liverpool – Hoffenhaim

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Amnistia për Saljanin duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën dhe jo mbas ‘pilafit’

Spahiu: Amnistia për Saljanin duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën dhe jo mbas ‘pilafit’