Është e rëndësishme që ashtu siç kryejmë kontrolle periodike për sistemin e gojës sonë tek dentisti të mund të kujdesemi edhe për kafshët tona pasi edhe ata mund të preken nga infeksione dhe prishje të sistemit të dhëmballëve.
Qentë dhe macet tona shtëpiake duhet t`i çojmë tek veterineri çdo 6 muaj për të kryer një kontroll për dhëmbët e tyre. Pastrimi i gurëzave është kryesor nga ku mund të hiqen prej veterinerit.
Po kaq e rëndësishme është dhe higjena e gojës së kafshëve tona shtëpiake. Çdo ditë duhet që të lajmë dhëmbët e qenëve dhe maceve me furçat e tyre përkatëse dhe pastën e dhëmbëve. Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” veterineri Haxhi Allmuca u shpreh se parandalimi i sëmundjeve të dhëmbëve tek kafshët tona shtëpiake mund të bëhet me anë të kujdesit të pastëritisë dhe larjes çdo ditë të dhëmbëve ashtu siç kujdesemi për veten tonë.
“Mbas moshës 2 vjeç çdo pronar i qenëve apo maceve duhet të kryejë kontrolle periodike çdo 6 muaj ndaj sëmundjeve të gojës për të evituar prishjen e dhëmbëve dhe infeksionet që mund të prekin gojën e kafshëve tona”, u shpreh veterineri Allmuca.
Në bazë të studimeve të kryera por edhe nga vërtetimi i mjekësinë humane, sëmundjet e gojës edhe tek qentë e macet shpesh herë shoqërohen me vatra infeksioni edhe në organe të tjera. Ndaj është shumë e rëndësishme që t`i parandalojmë infeksionet dhe të kujdesemi ndaj higjenës së gojës së kafshëve tona shtëpiake.
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)