TIRANE - Procesi i votimit që po zhvillohet sot për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë vishet me hije të forta dyshimi për transparencën dhe fshehtësinë e votës.
Nga një investigim i Tv A1 Report dhe Shqiptarja.com rezulton se fletët e votimit janë të matrikuluara me numër serie, dhe vota e çdo anëtari është krejtësisht e identifikueshme me numër serie.
Fleta e votimit ka të shënuar emrat e dy kandidatëve dhe në fund të saj një numër të matrikuluar serie, çka e bën votën krejtësisht të lexueshme kur të hapen kutitë për t’u numëruar.
Procedura është e tillë që anëtari i PD me teseren e partisë dhe kartën e identitetit shkon në qendrën e votimit. Nëse gjen emrin në listë i shënohet emri se mori pjesë në votimi dhe i jepet një dorë një fletë votimi e identifikueshme me numër serial.
(Foto: Kjo është fletë votimi dhe në fund të saj duke qartë numri serial )Ndërsa në Zgjedhjet e Përgjithshme apo lokale fleta e votimit është e matrikuluar por kontrabileta mbetet në komision për të numëruar fletët e votimit dhe votuesi e merr fletën e votimit pa numër serie mbi të.
Në fletën e
KQZ-së shihet qartë se ku është i vendosur numri serial tek dhe cila është pjesë e fletës së votimit që i jepet votuesit.
A1 Report deklaron se në selinë PD nuk lejohet të filmohet fleta e votimit.
(Foto:Fletë votimi per kreun e PD dhe flete e votimit e përdorur në zgjedhjet lokale të 2011 nga KQZ) Në Partinë Demokratike sot mbahen zgjedhjet për kreun e saj. Në garë janë kryetari i Bashkisë së Tiranë Lulzim Basha dhe ministri i transporteve në detyrë Sokol Olldashi dhe qendrat e votimit janë hapur në të gjitha qarqet e vendit.
Po sot shumë anëtarë të PD-së kanë deklaruar mungesën e emrave në listat e votimit. Në Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, Lezhë, Pukë Korçë, Durrës, Fier anëtarët kanë denoncuar se nuk kanë emrat në listat e zgjedhësve.
Redaksia online
(rd/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.4%
-
Gafë
50.9%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4983
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor 2024, 10:34