'Hijet' rumune dhe hungareze të Ursula von der Leyen refuzohen nga Parlamenti Europian

'Hijet' rumune dhe hungareze të Ursula von der Leyen refuzohen nga Parlamenti Europian

Komisioni për Çështjet Ligjore i Parlamentit Europian refuzoi sot kandidatët hungarez dhe rumun për Komisionin e ardhshëm Europian për shkak të dyshimeve për konflikt interesi.

”Dy komisionerët nuk mund të ushtrojnë funksionet e tyre për shkak të konfliktit të interesit”, deklaroi Jaume Dauch, zëdhënëse e PE.

“Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli, përmes një letre do duhet të pyesë Presidenten Ursula von der Leyen për hapat e mëtejshëm ajo synon të ndërmarrë”, tha zëdhënësja e ekzekutivit të komunitetit, Mina Andreeva, duke saktësuar se letra "duhet të përmbajë gjithashtu rekomandimet e Komitetit”.

Lista e komisionerëve të zgjedhur për ekzekutivin e ri evropian kishte emra të diskutueshëm, duke filluar nga ish-ministri hungarez i drejtësisë, Laszlo Trocsanyi, i caktuar për zgjerimin dhe politikat e fqinjësisë. I njohur si një mbrojtës i ashpër i shtetit iliberal të Viktor Orban, ai mbrojti ligjet e diskutueshme kundër migrantëve dhe anti-OJQ-ve, siç është ai me titullin STOP Soros.

Rovana Plumb, komisionere për transportin, ishte në qendër te një hetimi nga departamenti kombëtar kundër korrupsionit. Ajo u akuzua se kishte iniciuar dhe promovuar vendimin e qeverisë për transferimin e paligjshëm të një ishulli Danub në administratën e këshillit Teleorman, i cili e shiti atë tek kompanitë private.

Sylvie Goulard, e zgjedhur Komisionere për tregun e brendshëm, kohët e fundit rimbursoi 45,000 euro në Parlamentin Evropian pas një hetimi në llogarinë e saj duke e akuzuar atë se punësonte asistentët e saj në mënyrë jo të duhur gjatë kohës së saj si eurodeputete. Për shkak të këtij hetimi, ajo dha dorëheqjen si Ministre e Mbrojtjes në vitin 2017.

Joseph Borell, I zgjedhur Komisioner për punët e jashtme, u detyrua të hiqte dorë nga presidenca e Institutit të Universitetit Evropian pas akuzave për konflikt interesi. Ai është i njohur për gjuhën e tij jo diplomatike dhe për ngjalljen e zemërimit të katalanasve të pavarur me disa nga deklaratat e tij.

Janusz Wojciechowski, komisioner për agrokulturën, i është nënshtruar një hetimi nga Zyra Evropiane e Anti-Mashtrimit (OLAF) për parregullsi  që lidhen me rimbursimin e shpenzimeve të udhëtimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!