Hiking e hipizëm, të apasionuarit pas natyrës në Shishtavec! Turistët: Natyra mbreslënëse, por mungojnë investimet

Segi e Mikeas janë motër e vella nga Tirana që vizitojnë për herë të parë bjeshkët e Shishtavecit. Të impresionuar nga natyra e bukur, fëmijët rrëfejnë aventurat e tyre mes maleve. Ekspresivë dhe shumë elokuentë, ne nuk ua prishim dëshirën për ta bërë vete prezantimin përpara kameras së Report tv.  

“Kemi prenotuar fundjavën në Novosejë, por kur po ngjisnim malin pamë Shishtavecin që është fshat pak i veçuar dhe thamë pse të mos vizitojmë dhe Shishtavecin?!”, tha Segi.

Kushtet e motit nuk i favorizuan per te ndjekur Shtegun e Ngjyrave, megjithate na ttegojnë se kaluan një fundjavë të mrekullueshme ne zonen e Novosejt dhe parkun e aventurave të Shishtavecit.

“Kishim mison të shkonim tek shtegu i ngjyrave por fakteqësisht nuk e pamë dot se na kapi një stuhi shiu”, tha Mikeas.

Segi e Mikeas janë në këtë udhëtim bashkë me prindërit e tyre dhe një grup shoqëror të përbërë nga 4 familje.  Ata tregojnë se kanë zgjedhur turizmin e aventurës, me alpinizmin, ngjitjen në mal në një ndër vendet më përrallore në vend.

“Ajri i pastër, këtu ka jetë gjallëri, ka lule, gjen cfarëdo vecse do pak investim.

Vijme nga Tirana dhe vendosëm të kalojmë dy nete në Novosej dhe Shishtanvec. Jam e mahnitur me natyrën, ajrin e pastër, bëmë aventurë, u nisëm për në shtegun e ngjyrave, por nuk ia dolëm për shkak të motit”, shprehen turistët.

Investimet nuk shkojnë paralel me bukuritë natyre të zonës. Rruget rurale janë të paasfaltuara, ndërprerja e energjisë për shkak të rrjetit të amortizuar, janë disa nga problematikat. Po kështu numri i bujtinave është i vogël në Shishtavec dhe ende me shërbime të pamjatueshme.

“Duhet investim më shumë në pjesën e rrugëve rurale, jo vetem me fuoristrada, të vijnë njerezit me vetura apo me biçikleta të vizitojnë Shishtavecin.

“Ka mungesë të sinjaleve (shenjimi i shtigjeve malore). Shërbimi nuk është në nivele të pritshme nga bujtinat e restorantet”.

“I sugjeroj të gjithtë të shohin bjeshkët! Por pjesa më e keqe, është pjesa e investimit dhe e menaxhimit”, vijuan ata.

Hiking dhe hipizmi janë disa nga sportet që bashkojnë të apasionuarit e natyrës në Shishtavec dhe Novosej, ndër vendet më premtuese për zhvillimin e turizmit alpin në Kukës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova