Hila-­Ramës: Kështu dhe puna jote or mik, nuk shtyhet mandati me batuta

Ish­ zv/ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila thotë se mandati qeveritar nuk shtyhet duke bërë batuta. Ai ironizon kështu kryeministrin Edi Rama. Duke marrë shkas nga deklaratat e kryeministrit në Himarë, se veriorët kishin zaptuar tokat në bregdet, Hila thotë se kjo mund të jetë e vërtetë, pasi kanë qenë klientë të Berishës, por një gjë e tillë po ndodh edhe tani. “Që klientë të Berishës me origjine veriore kanë marrë toka në bregdet, kjo është e mundur, ashtu siç miqtë ortodokse të Ramës marrin llokma tenderësh e koncesionesh. Pra përcaktori verior apo ortodoks, ka lidhje vetëm për të dalluar bandën, dhe jo si karakteristike e grupit”, shkruan Hila.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës