Hillary Clinton, bashkëshortja e ish-Presidentit amerikan Bill Clinton ka shpallur sot zyrtarisht kandidaturën për t'u përzgjedhur brenda Demokratëve për të garuar më pas në zgjedhjet Presidenciale në SHBA.
Edhe 8 vjet më parë ajo garoi përballë Barack Obama në zgjedhjet brenda partisë, por humbi, ndërkohë që ky i fundit fitoi edhe zgjedhjet Presidenciale duke marrë edhe mandatin e dytë në vitin 2012.
Ashtu edhe si 8 vite më parë Hillary Clinton pretendon që të bëhet gruaja e parë Presidente e një prej vendeve më të fuqishme të botës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
"Amerikanët kanë luftuar në rrugën e tyre në një kohë të vështirë ekonomike, por anija është ende në favor të atyre që janë lart. Çdo ditë amerikanët kanë nevojë për një kampion dhe unë dua të jem ai kampion."-ka deklaruar Hillary Clinton.
Ndërkohë që edhe Presidenti amerikan, Barack Obama ka shprehur mbështetjen e saj për Hillary Clinton.
“Ajo ishte kandidate e vështirë në vitin 2008, ajo ishte mbështetëse e madhe për mua në zgjedhjet e përgjithshme, ajo ishte një sekretare e jashtëzakonshme e shtetit, ajo është mike imja, dhe mendoj se do të jetë një presidente e shkëlqyeshme”. është shprehur Barack Obama lidhur me kandidaturën e Hillary Clinton, duke i dhënë kështu mbështetjen e tij rivales së dikurshme.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com