Himalaje, a mund ta dalloni
leopardin që do të sulmojë dhinë?

Himalaje, a mund ta dalloni<br />leopardin që do të sulmojë dhinë?
A mund ta vëreni një leopard dëbore që është gati të hidhet në sulm për të vrarë një dhi?
 
Leopardi i dëborës arrin të kamuflohet në shkëmbinj duke u bërë thuajse i padukshëm për prenë e tij.
 
Kjo skenë është regjistruar në Himalaje nga fotografi Nirali Mehta, 21 vjeç nga Mumbai.
 
“Ishte një moment që më la pa frymë. Ne kishim udhëtuar nga rrafshinat deri në lartësi 3712 metra ku temperatura shkonte në minus, vetëm e vetëm për të parë leopardët e dëborës që janë kafshë ët rralla. Po pinim çaj kur një fshatar u afrua dhe na tha se kishte parë një të tillë. Morëm kamerat dhe vrapuam në drejtim të tij dhe kur iu afruam shkëmbinjve pamë vetëm një dhi. Por shumë shpejt arrita të shoh bukurinë madhështore të leopardit që ishte maskuar në mënyrë të përkryer në terrenin malor. Qëndruam aty për afro 15 minuta duke admiruar bukurinë e asaj krijese që më pas u zhduk”, u shpreh Nirali.
 
Ai së bashku me miqtë që e shoqëronin në ekspeditë të nesërmen gjetën trupin e copëtuar të një dhie, shenjë kjo e rikthimit të mëvonshëm të leopardit në “skenë”.

leopard

leopard

leopard

leopard

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës