Një banesë ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së kaluar, në fshatin Ilias të Himarës. Burime nga policia kanë konfirmuar se grabitja ka ndodhur gjatë natës në një banesë të pabanuar në këtë fshat. Po këto burime kanë konfirmuar se në brendësi të banesës ndodhej një mjet lundrues tip gomone, i cili është grabitur.
Burimet policore deklaruan se po vijojnë hetimet edhe për të saktësuar se nëse ka pasur sende të tjera të grabitura nga banesa përveç mjetit lundrues, por edhe për të identifikuar autorët e grabitjes së ndodhur gjatë natës, në një fshat që në stinën e dimrit është shumë pak i populluar. Ndërkohë nuk dihej se përse ndodhej mjeti lundrues në banesë dhe për çfarë mund të përdorej, por policia është duke vijuar hetimet për ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.11.2017 rreth orës 07:00, Salla Operative Himarë është njoftuar prej shtetases L.N., se ka konstatuar se i është vjedhur në banesë mjeti lundrues tip gomone. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se në fshatin Iljaz në banesën e shtetasit Ll.N., (babait të shtetases L.N.) është vjedhur mjeti lundrues tip gomone në pronësi të shtetasit J.N., banues në Tiranë. Gjatë kohës që mund të jetë vjedhur mjeti lundrues në banesë nuk ka qënë prezent asnjë nga familjarët pasi banojnë në Tiranë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të ngjarjes si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com