HIMARË - Policia e Vlorës ndaloi sot 20 pakistanezë në Himarë mes tyre edhe gra dhe një fëmijë 1 vjeç.
 
Pakistanezët u gjetën dhe u kapën në vendin e quajtur përroi i Rrodhinës, 300 metra larg rrugës kryesore rreth orës 20: 30 pranë fshatit Ilias të Himarës. Momentalisht ndodhen në komisariat dhe po merren në pyetje nga policia.

Klandestinët mësohet se kanë hyrë nga Greqia dhe u kapën nga policia e Himarës.
 
Ata tashmë po strehohen dhe trajtohen me ushqim. Për ata që do të kërkojnë strehim do të trajtohen në qendrën e rehabilitimit të kufirit dhe emigracionit në Radhimë të Vlorës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)