HIMARE - Njohja me atdheun të parëve, forcimi i bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm në dobi të zhvillimit ekonomik dhe integrimit. Ky ka qenë qëllimi i takimit të organizuar në Himarë nga Ministria e Zhvillimit Urban me pjesëmarrjen e një përfaqësie nga arbëreshët e Italisë.

Këta të fundit në radhë të parë kishin ardhur të njiheshin nga afër me vendin nga ku paraardhësit e tyre shekuj më parë u detyruan të niseshin drejt Italisë për të ruajtur fenë, traditat e zakonet. 

Sakaq arsyeja tjetër e vizitës së tyre ishte edhe për të parë nga afër mundësinë e të bërit biznes në Shqipëri dhe për tu njohur me kushtet që vendi ynë ofron.

Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Urban, përfaqësues të bizneseve grupeve të interesit dhe banorë të zonës.

koco

Deputeti socialist i qarkut të Vlorës Koço Kokëdhima, në fjalën e tij u ndal tek rëndësia e kësaj tryezë të përbashkët me arbëreshët e Italisë në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në ekonomi, kulturë, bujqësi e veçanërisht në turizëm. 

koco

“Vendi ynë ofron resurse të mëdha dhe evidentimi i hollësishëm i tyre dhe menaxhimi duhet të jetë prioriteti ynë. Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin me vëllezërit tanë arbëresh pasi edhe këta të fundit duhet të ketë mundësinë të vijnë e të investojnë në Shqipëri. Qeveria e majtë ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme ndër të cilën do të vlerësoja territorialen. Falë kësaj reforme drejtuesit vendore tashmë kanë mundësinë që të shfrytëzojnë në kapacitet të plotë resurset natyrore në dobi të zhvillimit ekonomik”,
- tha ndër të tjera deputetit Kokëdhima.

Ndërkohë edhe arbëreshët e ardhur nga Italia shprehën kënaqësinë e tyre për këtë iniciativë ku theksuan se ka ardhur koha e forcimit të bashkëpunimit në kuadër të zhvillimit ekonomik mes dy vendeve tona.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)