"Himara", Goro: Greqia të mos
ndërhyjë, zgjidhje ligji shqiptar"Rilindja Urbane do të realizohet"
"PBDNJ po tkurret dhe nxit tensione"

ndërhyjë, zgjidhje ligji shqiptar"Rilindja Urbane do të realizohet"
"PBDNJ po tkurret dhe nxit tensione"">
Kryebashkiaku i Himarës, Gjergji Goro, i kërkon Greqisë të mos ndërhyjë në çështjen e prishjes së banesave në Himarë, pasi sipas tij zgjidhje për to është ligji shqiptar. Gjatë një interviste te "5 pyetjet nga Babaramo", qytetari i parë i Himarës tha se është opozita ajo që i fryn problemeve në qytezën bregdetare, duke kërkuar mbrojtje nga Greqia, për përfitime politike.
 
"Problemi është që opozita e tanishme në Himarë i fryn gjërat. Nëse gjërat nuk fryhen, atëherë edhe qeveria greke nuk ka pse hynë në gjëra të tilla. Ne themi se këto probleme të vogla nuk ka pse të fryhen, mund të zgjidhen sipas ligjit shqiptar, mund të zgjidhen sipas procedurave të shtetit shqiptar. S'mund të shkojmë jashtë kontekstit të shtetit tonë për të zgjidhur problematikën", u shpreh Goro.
 
Ai akuzon PBDNJ dhe OMONIA se i përcjellin informacion të pasaktë Athinës, për interesa të ngushta. Sipas tij, PBDNJ është në tkurrje të vazhdueshme në elektorat dhe për pasojë po trumbeton probleme që nuk qëndrojnë.  
 
Goro theksoi se banesat do të prishen menjëherë pas shpronësimeve.
 
Ai shtoi se nuk bëhet fjalë për shtëpi të mirëfillta, pasi disa prej tyre janë kioska, me përjashtim të 2 ndërtesave të cilat janë të banueshme.
 
Goro e cilësoi projektin e "Rilindjes Urbane" si një shtysë të fuqishme për zhvillimin e turizmit në Himarë, zhvillimin e biznesit dhe rritjen e punësimit.
 
Muajt e fundit tonet mes Greqisë dhe Shqipërisë kanë qenë të ngritura dhe pika kulmore ishte një vendim i këshillit bashkiak të Himarës, për të prishur disa ndërtime, për t'i hapur rrugë Rilindjes Urbane. Z.Goro, e prisnit që shefi i opozitës greke të kërkonte shpalljen tuaj nongrata?
Nuk e prisja këtë dhe as shumë gjëra të tjera, pasi është një proces që ka disa vite që ka filluar me qeverinë e re në të gjithë Shqipërinë. Procesi i Rilindjes urbane të Shqipërisë ka prekur edhe Bashkinë e Himarës. Vijoi me Bulevardin, të cilin e inauguruam në 10 qershor të 2016-ës. Iu dha mundësia të gjithë pushuesve e biznesit, ta shijonin, përfituesit kanë qenë vetë qytetarët e Himarës. Ky reagim ka qenë një reagim i nxitur edhe nga disinformimi që i është bërë Qeverisë greke dhe Parlamentit, ngas strukturat vendase të Bashkisë së Himarës për përfitime të vogla politike. Nga ky projekt përfitojnë qytetarët e Himarës.
 
Si e shpjegoni që, dy kryeqytetet, Athina dhe Tirana përplasen për Himarën?

Problemi është që opozita e tanishme në Himarë i fryn gjërat. Nëse gjërat nuk fryhen, atëherë edhe qeveria greke nuk ka pse hynë në gjëra të tilla. Po të ishte e kundërta, do të thoshin pse nuk investoni, pse diskriminoni. Ne themi se këto probleme të vogla nuk ka pse të fryhen, mund të zgjidhen sipas ligjit shqiptar, mund të zgjidhen sipas procedurave të shtetit shqiptar dhe kush pretendon se i është cenuar e drejta, ka organe të tjera të cilat e shikojnë, është Gjykata, është Prokuroria, është vetë legjislacioni shqiptar. S'mund të shkojmë jashtë kontekstit të shtetit tonë për të zgjidhur problematikën.
 
Folët për një temë diskriminim, por kemi një deklaratë të MPJ greke, se ky plan diskriminon minoritetin etnik grek. A ka në Himarë minoritet etnik grek? A ka vërtetë në këtë prishje që do bëhen, ndërhyrje me karakter etnik?

Ndërhyrja që bëhet është sipas planit të miratuar, i cili prek disa ndërtime të cilat janë kioska, ndërtime të vjetra, një shtëpi dhe një godinë që është dhënë me qira dhe jepet në verë. Detyrimisht duhet të ndërhyhet për t'i hapur rrugë zhvillimit të qendrës së Himarës për ta kthyer në atraksion si qendër dhe si zonë turistike për t'i shërbyer qytetarëve. Sa i takon diskriminimit, unë nuk mund të them sepse qytetarët e Himarës kanë fituar të drejtën edhe si qytetarë grekë. Dhe pjesa më e madhe e banorëve të Himarës janë qytetarë shqiptarë dhe qytetarë grekë. Se si dhe se kush, nuk mund ta dalloj me dokumentacion, por mund të them se pjesa më e madhe e shpronësimeve janë të qytetarëve himarjotë.
 
Shtetësinë e kanë pasur të trashëguar apo ka nisur tani?

Është një proces që ka nisur tani. 
 
Kam parë thuajse në të gjithë Shqipërinë që ndërtimet pa leje kanë nga një flamur kombëtar sipër, si për ta "legalizuar". Mos është edhe ky rasti që këtu p.sh ku do të ndërhyhet për t'i prishur, i vendoset një flamur i një shteti të huaj, si për ta mbrojtur...

Jo, jo. E thash edhe më lart, janë 2-3 kioska dhe 2 objekte që janë vërtetë të rëndësishme sepse janë objekte të ndërtuara me leje, të cilat do të shpronësohen. Pjesa tjetër janë shtëpi të vjetra, rrënoja.
 
Sa veta janë ata që protestojnë?

Është një numër shumë i vogël, kryesisht familjarë të atyre që preken dhe pjesë të anëtarëve të PBDNJ që mbështet dhe nxit këtë protestë. Të drejtën e protestës e ka kushdo dhe nuk e ndalojmë e as pretendojmë që me ne të jenë 100% të banorëve të Himarës, por duam mendim, duam propozim për projektet e Himarës. Kur nuk ka, nuk do të presim kur do të vendosin ata, sepse jemi shumë mbrapa. Himara duhet të kapë kohën e atyre viteve që nuk është investuar në Himarë. Është urgjente ndërhyrja, jo vetëm në qytetin e Himarës, por në të gjithë fshatrat e bashkisë së Himarës.
 
Akuzojnë se ky projekt ka ndryshuar disa herë dhe se janë gjendur përpara një surprize, që lironi objektin menjëherë...
Ata akuzojnë se ne s'jemi transparentë. Ky projekt u miratua pas dëgjesës së fundit publike, qëndroi tre muaj i afishuar në Bashkinë e Himarës dhe faqes së internetit. Dhe pas tre muajsh shkoi për financim.
 
Pati ankimime gjatë këtyre tre muajve?

Asgjë. Asgjë fare.
 
Po si shpjegohet pra?
Janë pretendime të nxitura politikisht të një grupi të caktuar politik.  
 
Përpiqeni t'i shmangeni debatit politik, por duket sikur jeni influencuar paksa nga politika...Sikur ka një afat tre javor për prishjen e këtyre objekteve, i cili ka skaduar...
Nuk është kështu. Ne kemi kërkuar dokumentacionin e atyre objekteve që zë ky projekt, pasi zona është e pamenaxhuar. Ne nuk kemi të saktë se i kujt është ky objekt i cili duhet të prishet. U detyruam të jepnim lajmërimin përfundimtar që po nuk sollët dokumentet do të ndërhyhet për prishjet, për të detyruar qytetarët që të sillnin dokumentet, sepse jemi të bindur 100% që pengoheshin nga forca politike për të mos dorëzuar dokumentet, në mënyrë që të krijonin rrëmujë. Por, ne kemi bërë listën e pronarëve që preken nga projekti dhe pasi lista të kalojë në qeveri për shpronësim e pronarët të shpronësohen, do të ndërhyjmë për prishjen e ndërtimeve. Nuk jemi kategorikisht që të prishen objektet pa bërë shpronësimin.
 
Procesi i shpronësimit është duke u kryer?

Është marrë vendimi nga Ministria përkatëse, është shpallur vendimi në Fletoren Zyrtare. Çmimi i shpronësimit është i detyruar të jetë me çmimin e tregut. Nga shpronësimet e mëparshme, çmimi është dyfishuar.
 
Sa kushton i gjithë ky operacion?
Kushton rreth 98 milionë lekë të reja. Ndërsa investimi është rreth 500 milionë lekë. Qytetarët kanë të drejtë të ankohen në gjykatë për çmimin.
 
Keni komunikuar me kryeministrin Rama?

Po. Kam komunikuar dhe komunikoj vazhdimisht. Kryeministri ka qenë i shqetësuar për situatën. Sigurisht, është i interesuar që ky projekt të bëhet, pasi në fund të fundit është në të mirë të qytetit të Himarës dhe mendojmë se jo vetëm ky projekt, por ky projekt do të vazhdojë të mos ndalet në fazën e dytë, në fazën e tretë, në mënyrë që Himara të kthehet vërtetë në një qendër turisitke dhe qendër e Bashkisë së Himarës sipas emrit që ajo ka.
 
Çfarë reagimesh keni pasur nga Greqia?

Shumë gazetarë grekë më kanë kontaktuar, disa prej tyre kanë ardhur edhe këtu për të parë konkretisht situatën. E kuptojnë problemin, shqetësimin qytetar, ne e dimë këtë nuk është vetëm e Himarës kjo, ka ndodhur edhe në Vlorë, Sarandë etj, por ajo që ne kemi kërkuar dhe kam shpjeguar tek gazetarët grekë, është që qytetarët tanë nuk duhet të influencohen nga interesa të vogla, por të vijnë dhe të bashkëpunojnë me Bashkinë, sepse ka zgjidhje për çdo pronë.
 
Si e shpjegoni që gjithnjë kemi deklarata nga MPJ greke për Himarën? Një vit më parë ishte për një Kishë, ishte Kishë a ishte garazh, që u bë një zhurmë e madhe...

Është vetë ajo forcë politike këtu që i bën këto ankimime. Si objekt ajo nuk ishte Kishë por një garazh, por duke u trumbetuar merr atë rëndësinë që është krijuar tashmë. Në Himarë ka një problem për ndarjen e tokës, është problem i vetë Himarës, jo i ligjit. Prona këtu është ndarë sipas interesave dhe janë krijuar probleme, pasi shumë qytetarë nuk e dinë ku e kanë tokën.
 
Sa % e pronësisë është në gjendje evazive, pa pasur hipotekë?

Është rreth 70% e tokës bujqësore dhe 50% e shtëpive nuk janë të regjistruara. Janë bërë menaxhime të pjesshme nëpër fshatra dhe regjistrime sporadike, por menaxhim të plotë në sistem nuk është bërë.
 
Ju akuzojnë se i keni marrë pronat himarjotëve për tua dhënë ardhurve...

S'kam si ta marr pronën. Është çështje personale e qytetarëve se kujt ia shet pronën, për të bërë ndërtime, sipas ligjit. Nuk di që kryetari i Bashkisë të ketë marrë pronën e qytetarëve.
 
Në zonat e tjera ka një harmoni të kryetarëve me opozitën. Ju keni tentuar ta gjeni gjuhën me këta të OMONIA-s, PBDNJ-së?

Është hera e dytë që unë jam kryetar Bashkie. Dhe nuk mbaj mend ndonjë rast që vendimet e Këshillit të mos kenë kaluar me shumicën dërrmuese edhe me 100% të anëtarëve të këshillit. Me anëtarët e Këshillit të PBDNJ-së, PD-së e grupeve të tjera, merremi vesh e vendimet kalojnë me shumicë dërrmuese. Nuk kemi probleme me këshillin bashkiak. Problemet janë me pjesën që nuk është në Këshill, këta që duan të futen në politikë dhe të bëhen pjesë e saj nga problematikat që krijojnë me qytetarët.
 
Sa më shumë tkurret PBDNJ në Parlament, aq më shumë nxisin probleme në zona të tjera. Si e shpjegoni?

Si ka mundësi, probleme ka vetëm në Himarë? Në Sarandë s'ka probleme? Në zonat e tjera s'ka probleme?  Vetëm këtu? Në Himarë PBDNJ ka humbur atë që kishte, që e quante bastionin e vet dhe e ka humbur që me zgjedhjen time kryetar bashkie dhe çdo ditë po humbet, pasi me këtë retorikë nuk po iu ofron asgjë qytetarëve. Qytetarëve po iu ofron vetëm kundërshtim e asgjë më shumë. Kalojnë sa majtas-djathtas, është çështje e tyre. Ky është problemi që ata kanë, tkurrja e vazhdueshme e votuesve.
 
Në tensionet mes Athinës dhe Tiranës, ka rol PBDNJ?

Patjetër që ka rol. Sepse i gjithë informacioni i gabuar ka shkuar nga OMONIA e Himarës dhe PBDNJ e Himarës.  

Zoti Goro për të qenë më kontret në studimin urbanistik që keni bërë, cila studio e ka hartuar? 
Kjo është në kuadrin e vazhdimit të projektit, fillimisht e ka hartuar një firmë e huaj që ka bërë projektidenë dhë më pas e ka vazhduar firma Soni. 

Më konkretisht mund të na e zbuloni planin, si do funksionojë?
Po, ne tani jemi në pjesën e parë të zhvillimit. Është moli i vogël jo për ankorimin e anijeve, thjesht për momentin për varka të vogla. Përdoret kryesisht në verë. Projekti po ta shikojmë në letër ka pothuajsë qendrën e bashkisë së Himarës. Këtu është Bashkia e vjetër dhe bëhet një rrethrrotullim. Lugomare do të vazhdojë në drejtim të molit. Ky është prroi, i cili nëse bie shi, ka problematike. Ne jemi të gatishmëri në raste të tilla me mjetet tona. Ky sitemohet dhe bëhët rrugë e cila lejon lëvizjet për në molin. I jep gjithashtu edhe mundësi qytetarëve të lëvizin në këmbë ose në biçikleta. Nga ana tjetër është lëvizja e makinave, që të mos krijohet trafik. Do të krijohet edhe stacione për autobusta sepse nuk ka stacione. Dhe në fund vijmë edhe të shpella e famshme, që merr edhe emrin Himara, që quhet Spile. Është monument kulture, të cilët kanë 3 godina dhe nuk i lejon turistët ta shohin. Ato godina do prishen. Pra e gjitha kjo është një investim i madh. Kemi edhe pjesën tjetër të prroit që kthehet në park për qytetin. 

Në këtë plan ku janë godinat që do prishen?
Të gjitha ato godina që bllokojnë rrugën, do të prishen. Nuk ka asnjë godinë jashtë rrugës. Janë ato tek shpella, është një lavazh që e ka hequr vetë personi. 

Kur përfundon gjithë realizimi i këtij mastërplani?Dhe a është i mbulur financiarisht? Sa është vlera?
Është rreth 500 mijë lekë të reja. 3 milionë e ca euro. Ne duhet të bëjmë patjetër shpronsimin dhe të fillojmë më pas. 

Ndërtimi i këtyre rrugëve kushton 3.5 milionë euro?
Po, diçka e tillë. Ne do e kthejme qytetin e Hamërës në një qytet, pasi ne nuk kemi infrastrukturë në mënyrë që qytetarët të lëvizin.
Një nga befasitë e mija për reformën territoriale kur e pashë hartën, realizova që sipërfaqja e bashkisë së Himarës është 4 herë më e madhe se ajo e Sarandës. Po është diçka më e madhe sepse ishin edhe komuna. 

Të flasim përtej sepse u ndërtua një bashki e zgjeruar dhe u konceptua si një potencial turistik. Në këtë kontekst çfarë projektesh keni? Ka aplikuar dikush për të ndërtuar një resort? 
Është vërtet një aspëekt shumë i rëndësishë. Himara me këtë rioganizim të ri kemi 21 fshatra, të të njejtin interes siç është qyteti i Himarës. Pra, e gjitha kjo ka nevojë për ndërhyrje në çdo fshat. Ajo çfarë kemi bërë pa diskutim me ndihmën e qeverisë, ministritë përkatësë dhe donatorët, sidomos po na ndihmon shumë Gizi i cili vazhdon të na ndihmojë në lidhjen e të gjithë aseteve që ka Bashkia e Himarës së detit me malin. Rrugët me biçikleta, lëvizjet e këmbësorëve, ushqimi dhe fluturimi dhe këto ne si fillim i kemi hedhur në një plan për të reklamuar me ndihmën e Gizit kemi qenë në Berlin, përe të reklamuar Himarën dhe për t’ju thënë se kjo është Himara edhe hajdeni vizitojeni. Ju kemi thënë që hajdeni vizitojeni Himarën kështu siç është, me këto kushte që kemi. Ajo e dyta që ka nevojë Himara, është investimi në iftastrukturat e enrgjisë. Për herë të parë nuk ka pasur asnjë problem në asnjë zonë të Himarës për energjinë elektrike. Po investihet gjithashtu edhe në çështjen e ujësjellsave. Ne kemi pretendime që uji të jetë 24 orë dhe të bëhet i pijshëm. Kemi gjithashtu edhe masterplanin e përpunimin e ujrave të zeza. Në të njejtën kohë do të investohet në 2 fshatra historikë, është fshati i Dhërmiut dhe i Vunoit. Në janar fillon ndërhyrja e tyre. 

Ku konsiston kjo ndërhyrje?
Kjo ndërhyrje konsiston në restaurimin e fasadave dhe rrugicave ashtu siç kanë qenë. Këto janë resorte aktuale që ne nuk i shfrytëzojmë. Ne do i japim mundësinë qytetarëve tanë që t’i shfrytëzojmë. Në të njejtën kohë, do vazhdojmë me fazën e dytë në Qeparo. Ne do të vazhdojmë edhe me zonën e Borshit, ku do ndërhyjmë në qendër. Ne do i kthejmë këto fshatra të shrytëzueshëm. 

Çfarë parashikohet, resorte? Aeroporte? 
Në bazë të planit strategjik që bëri qeveria shqiptare, janë përcaktuar edhe portet edhe jahtet. Ajo që ne na intereson instrumenti jonë, plani vendor i bashkisë. 

Sa porte jahtesh keni parashikuar?
Është port ii qyteti që duhet bërë patjetër. Porto Palermo diskutohet pasi është zonë e mbrojur dhe ne nuk mund të ndëryhjmë në forma drastike, por mund të bëjmë diçka të levizshme. Ajo çfarë është më e rëndësishme, që edhe me planin e vjetër janë dhënë disa leje për resorte. Në Palas është dhënë leje për resortin e parë turistik.

Ku është dhënë leje tjetër?
Në Dhërmi është dhënë sërish një leje tjetër por më e vogël, mendohet që së shpejti do jepet një leje më e madhe në zonën e Dhërmit. Ne na intereson si bashki mundësia e ngritjes së hotelerisë dhe shërbimit familjar. 

Çfarë keni konstatuar ju në administrimin e këtij bregdeti? Pse kanë munguar këto resorte? Nuk ka kërkesë për të ndërtuar apo kërkesa ka qenë e kolkavitur?
Faktori kryesor është ajo çfarë diskutojnë investitorët e huaj kur vijnë, nga do vijmë. Hyrja për në qytetin tonë, distancat nga portet dhe shërbimet pastaj çështja e pronësisë është e zgjidhur. Ky ka qenë problemi kryesor, dhe do vazhdojë të mbetet nëse në jug nuk ndërtohet një aeroport. Zgjidhja është që të bëhet një aeroport në jug. 

Ka pasur njerëz që janë afruar për parë terrenin për ndërtimin e një aeroporti?
Kompanitë janë afruar për ndërtimin e një resorti po për çështjet e aerodromit është e vështirë për shkak të terrenit. Është në zonën e Sarandës që është shumë afër për ne. 

Këto kompani që janë afruar janë emra të njohur?
Janë kompani të njohura të huaja. 

Është duke u diskutuar projektbuxheti i vitit 2017? Çfarë përfiton?
Buxheti na ka ardhur. Nuk ka ndonjë ndryshim nga viti i kaluar, nga buxheti i kushtëzuar i bashkisë. 

Unë po them për investime kapitale?
Unë ju thashë jemi në fazën e ndryshimit të qendrës së Himarës i cili është i financuar, janë zhvillimet në Lukovë dhe Borxh që janë të financuar. Presim rrugën Himarë-Pilur gjysma sepse një gjysmë tjetër është bërë. 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë