Qysh nga viti 1844, kur nga kryeministri helen J.Koletis u kristalizua platforma shoviniste greke e Megali- Idesë (Ideja e Madhe), mendjet e sëmura dhe gjuhët e pëgëra këtej dhe matanë kufirit, vazhdojnë ende të kakarisin rreth kësaj “Ideje”. Nuk e shoh të udhës të bëj një panoramë të plotë rreth përpjekjeve për helenizimin e viseve jugore shqiptare, pasi është folur gjatë e shkruar boll nga personalitetet e spikatura të shkencës shqiptare, kurse patriotët e shquar e kanë thënë fjalën e tyre me pushkë e me penë çdo herë kur dallgët e antishqiptarizmit grek janë përplasur shkëmbenjve të trojeve tona kombëtare.
Ajo që më nxiti ta prek këtë temë në këndvështrimin tim, është irritimi i Bollanos rreth projektit të ndarjes së re administrative, ku parashikohet që pjesë e bashkisë së Himarës të jetë edhe komuna e Vranishtit, e përbërë nga fshatarat Kuç, Kallarat, Bolenë, Vranisht e Tërbaç. Shumëkujt që nuk e njeh mirë jo vetëm historinë, por as gjeografinë e kësaj treve, le t’i flasim me gjuhën e fakteve.
Teza se Himara është një krahinë greke dhe jo shqiptare, padyshim që nuk është një shpikje e Bollanos. Në dy dekadat e fundit, ai u bë i njohur se u shfaq si zëdhënësi më i zjarrtë dhe i palodhur i kësaj teze bajate. Po në fakt pjesë e kujt ka qenë Himara?! Kur Shqipëria administrohej nëpërmjet katër vilajeteve, Himara ishte pjesë e vilajetit të Janinës. Biri i shquar i Himarës, Nase Beni, do të këndonte: “Kush është lulja e vilajetit:/ Himara në breg të detit….”
Mos vallë trillonte Nase Beni, që Himara ishte shqiptare?! Ky poet himarjot ishte njëkohësisht edhe trim i pashoq. Nga kjo pikëpamje ai nuk druhej nga kërkush të thoshte atë që i vlonte në shpirt. Ishte për këtë atdhetarizëm të tij, që megali-idheistët do ta ekzekutonin atë në mënyrën më barbare. Nase Benin e vranë, por atij nuk i vranë dot as emrin, as këngën. Këtë këngë e vunë në buzë edhe bilbilat e Himarës me solist të famshmin Dhimitër Varfin. E kush nuk është magjepsur nga kjo këngë?!!
Ti, zoti Bollano, mund të bësh ç’të duash, por këtë këngë nuk e hedh dot në koshin e ”skupidhjeve”. Ajo do vazhdojë të jehojë në çdo skaj të hapësirës shqiptare.
Po mire, mund të thotë dikush, dakort se Himara ka qenë pjesë e vilajetit të Janinës, po ç’e lidh atë administrativisht me Lumin e Vlorës, kur këto dy krahina i ndajnë njëra me tjetrën vargmalet e Çikës?! Ka shume fakte që hedhin dritë se krahina e Himarës deri në shekullin e XVIII ka pasur një shtrirje të gjerë administrative. Tkurrja e saj më pas vetem në 7 fshatra, erdhi si pasojë e mosnënshtrimit të tyre nga islamizimi i vendit. Kjo e bëri atë një krahinë kapedane dhe i dha një krenari të pashoq kombëtare.
Përbërjen e Himarës në mbi 50 fshatra e zbulon edhe një dokument me vlerë të pallogaritshme historike, kur kur kjo krahinë i drejtohet me një letër perandoreshës së Rusisë Elisabeta Petrova, më 4 tetor 1759. Le t’i referohemi dokumentit në fjalë. Në përshkrimin historik të kësaj krahine, thuhet:
“Himara, me popullsi himarjote, është Epiri i lashtë perëndimor, i njohur edhe me emrin Kaoni, me popuj kaonë, që u bënë të njohur prej Orakullit të Dodonës dhe për luftrat me fqinjët e tyre, Mollosët…… Është një popull shumë luftëtar dhe, po të bashkoheshin të gjithë, do të mund të mblidheshin 20.000 burra të aftë për luftë…. Himarjotët kanë mposhtur disa inkursione të mëdha të turqve, respektivisht në vitet 1571, 1595, 1690 dhe 1713. Besimi ynë është ortodoksia. Flasim gjuhën shqipe. Në shumë fshatra, të diturit flasin edhe greqisht, ndërsa familjet e fisnikëve flasin italisht. Kuvendi ynë është demokratik dhe popullor.
Qëllimi i letrës:
“Populli himarjot, që deri më sot mundi të ruajë lirinë e tij prej otomanëve me armë në dorë, është i gatshëm për një operacion të mundshëm për t’u shkulur nga Turqia, në rast se do i mbështesë shteti rus…”
Fshatrat e Himarës, sipas letrës:
Himara, Piliureus, Buneci, Drimades, Kllopero, Nivica, Pallasa, Pikerni, Basilio, Liates, Llukovo, Kvaranta, Vuno, Saseno, Otorsi, Dukati, Drazhia, Radhima, Gjomboçari, Gumenica, Mazzari, Drubaçe, Kudhësi, Nivica (Kurvelesh), Lopësi, Mavrova, Vranishta, Zenogorica (Çorraj), Smokthina, Gjonimei, Kallozherates, Zugliates, Vermihiotes, Lepenica, Kuçi, Kardini, Velçja, Bratades, Galiasa, Golimbades, Liapardha, Millu, Doksiotes, Progonates, Gliopeziotes, Vansa, Tepelena.
Këtu jepen vetëm emrat e fshatrave të mëdha, të cilave u duhen shtuar edhe fshatrat e vogla, që në letër thuhet se “nuk po i përdorim”.
Pra Himara përfshinte Bregun e Detit, Kurveleshin, Mesaplikun, Dukatin, Sevasterin. Besoj se ti, zoti Bollano, e ke të qarte se kjo letër nuk ështe sajesë e mendjes së Enver Hoxhës, as dokument i falsifikuar i Kristo Frashërit, Paskal Milos, Pëllumb Xhufit, Rami Memushajt, Moikom Zeqos apo Shaban Sinanit.
Në mbështetje të kësaj letre është edhe kënga:
“Që në Gumenicë e lartë
Himarë i thonë çdo fshat…”
Mbase këtë letër e këto krijime popullore kanë pasur parasysh edhe Blendi Çuçi e Bashkim Fino, kur kanë ideuar përfshirjen në bashkinë e Himarës edhe të komunës së Vranishtit. Mirë është t’i njohë këto fakte edhe zoti Basha, si lider i opozitës. Në linjën kombëtare pozita dhe opozita duhet të ecin në një gjatësi vale.
Po Himara nuk ka pasur dhe ka vetëm zëdhënës e mercenarë të Megali- Idesë. Nga gjiri i saj kanë dalë edhe mendjendritur, bij të përkundur në djepin e shqiptarizmës, që me fjalën dhe veprën e tyre i kanë shtyrë matanë brigjeve Joniane himarjote retë e zeza të shovinizmit grek. Padyshim, që Petro Markua përbën simbolin e himarjotit në çdo drejtim. Po ai vetë ç’thotë për Himarën, kujt i përket si kombësi dhe ku ështe shtrirë ajo në shekuj?! Le t’i lëçitin mirë këto rreshta, shkruar nga pena e Petro Markos, gjithë ata që mendojnë si Bollanua.
“Himara ishte një krahinë që jetoi për shekuj si autonome. Kishte fituar disa privilegje nga Turqia: nuk paguante xhelepe, nuk shkonin nizamë bijtë e saj etj. Po ç’jemi ne himarjotët, shqiptarë apo grekë?! Unë do them ato që di. Pse qajmë dhe këndojmë shqip? Pse fjalët e urta i themi shqip? Siç duket, që nga viti 1820 e tëhu, greqizimi u bë një qëllim politik nga vetë Greqia, që fitoi lirinë edhe me gjakun e shqiptarëve. Suli dhe Himara ishin shqiptare, por dy krahina që nuk njihnin as Greqinë as Shqipërinë, së cilës në atë kohë i kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdoherë në luftë me turkun. Erdhi koha që Himara u nda: Himara bregdetare mbeti e lirë dhe e krishterë, kurse Himara e brendshme: Lumi i Vlorës, Kurveleshi e Dukati u myslimanizuan.
Megjithëse u ndanë në dy fe, nuk e humbën kurrë lidhjen e gjakut dhe të miqësisë. Kur bëheshin operacione ndëshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin më përtej maleve në Mesaplik e në Kurvelesh për t’u mbrojtur, siç kishin bërë vazhdimisht, por iknin me varka për në Korfuz ose për në Gjirit nën mbrojtjen e venecianëve. Aty shkonin pleq e plaka dhe fëmijë. Burrat luftonin. Aty rrinin deri sa mbaronin operacionet ndëshkimore. Banorët e Dhërmiut shkonin në Korfuz, kurse ata të Himarës në Gjirit. Prandaj edhe kur flasim greqisht, dhërmijasit flasin si korfjatët, kurse himarjotët si gjirinjtë.
Greqia, që u çlirua e para, thoshte se kudo ku janë ortodoksit, janë grekë, kurse myslimanët janë turq. Nisi antagonizmi midis dy besimeve. Fakeqësia ishte se Shqipëria u çlirua e fundit në Ballkan. Edhe pas pavarësisë, propaganda greke e ushqeu shumë idenë e autonomisë së Himarës: as shqiptare, as greke. Kishte hedhur rrënjë të thella kjo propagandë në shpirtin e himarjotëve. Lidhjet ekonomike, privilegjet, interesimi i shtetit helen dhe sillogu vorioepirjot ndikuan shumë për t’i bërë himarjotët t’i mbanin sytë nga Greqia dhe të ëndërronin për një autonomi. Kjo gjë erdhi edhe si pasojë se asnjë qeveri e Tiranës pas Pavarësisë nuk u kujdesua asnjëherë për ta. Megjithatë, Himara sot është dhe mbetet shqiptare. Ne e dimë gjakun tonë se nga buron.”
Pikërisht në emër të këtij gjaku të përbashkët, Vranishti është pjesë e Himarës dhe Himara është pjesë e Labërisë. Ne, pasardhësit e “lules së vilajetit”, kemi qenë dhe jemi shqiptarë, zoti Bollano. Në rast se ti vazhdon të thërrasësh: ”ZITO I ELLADA” (Rroftë Greqia), është e drejta jote, ashtu siç është në nderin tonë të mos lodhemi të thërrasim: “RROFTË SHQIPËRIA”. Ti, zoti Bollano, duaje me shpirt Greqinë, por Himarën nuk e bollanizon dot. Himara dhe gjithë Shqipëria dëshirojnë që urat e fqinjësisë të mirë me shtetin grek të forcohen në interes të përbashkët të dy popujve tanë, por një gjë është e qartë si kristali, se terminali ynë si komb për në Europë nuk është Athina, por Brukseli. Këtë gjë duhet ta di mirë Bollanua. Sa më shpejt ta kuptojë, aq më mirë është për të dhe për rrymën që përfaqëson ai.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com