HIMARE- Një defekt në linjën 35 KV Smokthinë-Kuç ka lënë pa energji elektrike bashkinë Himarë dhe komunën e Kuçit të rrethit të Vlorës.
 
Si pasojë, banorët e këtyre zonave do të vuajnë mungesën e energjisë deri në rregullimin e defektit.
 
Sipas njoftimit të CEZ Shpërndarje, punonjësit e mirëmbajtjes së rrjetit po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike në Himarë dhe Kuç të Vlorës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)