Himara pa kryetar, Halit Valteri në 'Studio Live': Me arrestimin e Goros, SPAK tregoi se nuk është kapur nga Rama

Ngërçi me Himarën me dy kandidatët e zgjedhjeve të 14 majit prapa hekurave ka sjellë pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e drejtimit të kësaj bashkie kaq të lakmueshme.

Në 'Studio Live' në Report Tv, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Skerdjan Dhuli u shpreh se qytetarët në Himarë presin një zgjidhje politike dhe një kryetar bashkie të zgjedhur me votë.

'Duhet të shkarkohet kryetari fitues që është e pamundur. Jemi në këtë fazë, mendoj se alternativa që do shkoj është zgjedhja prej njëri prej 2 nënkryetarëve. Institucioni ka nevojë për drejtim politik. Duhet drejtuar një kryetar bashkie që del me votë. Qytetarët presin shërbim, investime. Është një bashki zonë turistike. Emergjencë që bashkisë t’i jepet zgjidhje. Qytetarët, biznesi është i shqetësuar. Sot qendra e Himarës është shpartalluar duke hapur kanalizimet.

Është zgjidhje e gabuar si u menaxhua koha e prangave për ish-kryetarin dhe kryetarin e zgjedhur të arrestuar. Nuk kompleksohem ta them, që nëse është rast i mirë, po është e pamjaftueshme e vonuar dhe jo shteruese duke pasur parasysh grabitjen e pronave në vijën bregdetare në Jon. Vetëm Himara ka 4000 mbivendosje.', tha Dhuli.

Ish-deputeti Halit Valteri shtoi se me arrestimin e Jorgo Goros, u tregua që SPAK nuk është i kapur nga kryeministri Rama.

'SPAK tregoi se nuk është i kapur nga qeveria. Kallëzuesi është vetë Fredi Beleri. Nuk hyn SPAK të bëj skemat e famshme që bëhen në rrjetet sociale. Janë jetë njerëzish këto jo teori konspirative. Organi i akuzës ka gjetur shkelje. Momenti kur gjykata e vendit tim anatemohet, gjuhet me gurë çdo ditë, tek e fundit ajo është drejtësia ku 80% kanë besim te ajo.

Kauza greke ku në Shqipëri nuk funksionon, ke dhe palaço që vijnë nga Greqia që takojnë Fredi Belerin në burg dhe thonë ska drejtësi. Kjo drejtësi, që populli e beson dhe kemi shpresë se do zgjidhi një ngërç 30-vjeçar lëre të jap verdiktin. Fredi Beleri nuk është se e ka një mandat. Dhe nuk mund të shkarkohesh për diçka që nuk e ke. Duhet një interpretim në kushtetuese.', u shpreh Valteri.

Nga ana tjetër, Dhuli e sheh me skepticizëm situatën e opozitës, duke nënvizuar se Rama mund të marrë dhe mandatin e katërt. Edhe për Valterin, Rama fiton pavarësisht skandalve vetëm sepse partia ku është Dhuli është copë-copë. Duke iu rikthyer Belerit, Valteri thotë se në Himarë nuk fitoi PD-ja, por Beleri dhe Omonia pasi dihet mbështetja atje që ka edhe nga shteti grek.

Lidhur me Lulzim Bashën, Dhuli shprehet me ironi. 

'Një lloj brenge të jetës sime kam se si ky njeri përfundoi në këtë lloj derexheje. Ose kemi qenë gjithë idiotë dhe nuk e kemi njohur ose ka qenë një kllounadë e vërtetë. Na ka mashtruar në mënyrë ekzemplare.'. thotë Dhuli.

Por Valteri zbulon skemën e një bashkimi në listën zgjedhore të zgjedhjeve të 2025 të deputetëve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Së fundmi, Valteri bëri ironi me deputetët e opozitës që nga 8 komisionet e kërkuara në parlament përfundoi vetëm me dy. Sakaq, ai shtoi një detaj për lidhjet okulte që kanë deputetë të opozitës ke koncesionarin e hermodializës Klodjan Allajbeu.

'Kemi ca deputetë si manekinë të opozitës që luftuan si Don Kishoti me Sancho Panchon me mullinjtë e erës dhe nga 8 komisione që kërkuan me dy bënë pazare. Dy ato të shëndetësisë dhe Klodi i amerikanit i mori me të mira. Dhe çuditërisht ato 2 koncesionet e Klodit nuk u kërkuan.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:35
'Në Himarë fitoi Omonia', Valteri dhe Dhuli debat në 'Studio Live': Pse SPAK nuk heton dosjet 184 dhe 339?

 

Ish-deputeti Halit Valteri dhe ish-anëtari i Këshillit të PD-së, Skerdjan Dhuli debatuan në 'Studio Live' në Report Tv mbi aktualitetin politik që lidhet edhe me zhvillimet në Himarë ku bashkia atje ka mbetur pa kryetar. Për Valterin, Rama vijon e fiton për shkak të gjendjes copë-copë ku ndodhet PD-ja. Ndërsa, Dhuli nga ana tjetër solli në vëmendje dosjet 184 dhe 339 që SPAK nuk i heton.

Dhuli: Që Rama do ta marrë mandatin e katërt për gjëndjen e partisë ku jam unë. Rama nuk është se po i rrëzohet pushteti. Po i rrezikohet në vijën bregdetare zyrtarë të caktuar, duke parë SPAK që hedh grepin ke të vetët do i ngelet oborri bosh.

Valteri: PS ka 800 mijë vota. Si ngelet bosh? Ky pushtet rri, se jeni copë-copë. Nuk fitoni edhe me skandalet e Ramës.

Dhuli: Kjo është temë tjetër.

Valteri: Në Himarë fitoi Omonia, minoriteti gjeti emëruesin e përbashkët, Fredi Beleri. Po të kishte vënë një kandidat minoritar… Fredi Beleri nuk është njeri i zakonshëm. Ka ndikim të madh në atë zonë. Ka vite, ka pasur mbështetje shumë të madhe edhe nga qeveria greke. Fitorja në Mirditë, nuk është njësoj si fitorja në Himarë, Janë interesa tjera, pensioni 400 euro. Autobuza të ardhur, plus kërcënime pë rdokumente. PS nuk e ka problem Himarën. Por nuk mund tjalesh dikujt që nuk punon për interest e vendit tënd. Jo njerëz që punojnë kundër interest e vendit tënd. Shqiptarët përveçse kanë ngrënë dajak atje.

Dhuli: Nuk është çështje shqiptaro-greke.

Valteri: Fredi Beleri është një person që ka disa rekorde, është dënuar nga shkalla e parë për shitblerje votash. Ka shtrembëruar vullnetin e qytetarëve.

Dhuli: Shqipëria e dosjes 184 dhe 339 na dalka.. pse nuk se heton SPAK dosjen 184 dhe 339?

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë