Himara zgjedh sot kryetarin e ri, 100 votues me kartë të skaduar nuk lejohen të votojnë! 4 autobusë nga Greqia hynë në Qafë Botë për 2 ditë

Vlore- Himara zgjedh sot kryetarin e ri të bashkisë që i jep fund sagës së një bashkie pa kryetar, pas arrestimit të Fredi Belerit, e më pas edhe të kryetarit të detyrë Jorgo Goro. Në orën 07:00 është hapur procesi i votimit. Në Himar fshat 100 votues nuk u lejuan të votojnë pasi kishin karta të skaduara. 

Janë 23 mijë e 74 qytetarë që janë thirrur për të votuar për të zgjedhur dy kandidatëve, Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria i cili kandidon nën siglën  “Bashkë Fitojmë’  të partive opozitare, me në krye PD dhe PL, i propozuar dhe i mbështetur nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe të organizata minoritare OMONIA. Në total janë 36 qendra votimi në Himarë dhe sipas orarit zyrtar hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në 19:00 deri kur të largohet votuesi i fundit. Gazetari i Report Tv raporton se 4 autobusë nga Greqia kanë hyrë brenda 2 ditësh në Qafë Botë dhe se u organizuan nga stafi i kandidatit Gjikuria.

 Më 14 majin e vitit 2023 në Himarë votuan 7821 persona, ose 34.27%, me Fredi Belerin që 3840 vota, vetëm 19 vota më shumë se rivali socialist Goro që mori Goro 3821 vota.

Report Tv dhe Shqiptarja.com do të përcjellim hap pas hapi të gjithë procesin zgjedhor.Raportojnë në terren gazetarët: Danjela Maloku, Armand Xhelili, Piro Nase, Armand Braho, Raziela Myslimaj 

Ndiqni të gjitha lajmet të renditura sipas zhvillimeve më poshtë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:41
Himarë fshat, 100 votues me kartë të skaduar kthehen mbrapsht! Qytetarja: S'mund të më hiqet e drejta e votës! Bollano: S'e lejon ligji

Në Himarë fshat u pezullua votimi për disa minuta pasi u paraqitën votues të cilët janë me kartë të skaduar. Mësohet se 100 persona janë paraqitur deri në orën 09:00 në qendrat e votimit me karta të skaduara.

Një qytetare e cila nuk flet mirë shqip, për mikrofonin e Report Tv pranon se ka humbur kartën e identitetit por se kjo nuk duhet ta ndalojë ti heqë të drejtën e votës.

“Më kishte skaduar karta. E drejta e votës nuk humbet kur skadon karta. Kudo në botë mund të humbas kartën sot, do të shkoj në polici do më japë një letër e do votoj. Këtu thotë nuk mund të votoj. Unë pyes humb e drejta e votës se më ka skaduar karta”, thotë votuesja e cila shqipen e flet me theks greqisht, madje në një moment kërkon dhe ndihmën e personi aty afër për ta ndihmuar për të gjetur fjalën e saktë në shqip.

“Ka shumë persona që janë me karta të skaduara dhe insistojnë që të votojnë me kartë, por ligji nuk e lejon. Për momentin është pezulluar votimi. Do vinë këta të KQZ, ligji e thotë qartë nuk lejohet të votohet me karta të skaduara dhe pasaporta nuk duhet të jetë e skaduar”, ka thënë Arqile Bollano i PS-se,  kryetari i qendrës së votimit Kuç për Report Tv.

Pas disa minutave pezullim procesi ka rinisur normalisht por ata që kanë qenë me karta identiteti të skaduara nuk janë lejuar. 

Procesi  i votimit vijon normalisht në të gjitha QV. Edhe në ato 9 QV që u raportua më parë se nuk kishte nisur vijon normalisht. 

Ora 08:07
Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Në dy qendra votimi në fshatin Kuç në Himarë nuk ka nisur ende votimi (ora 08:12)

Report Tv mëson se shkak bë fakti se nuk ishin bërë gati kutitë e pajisjeve Pei, që bëjnë identifimin elektronik.

Pritet që procesi i votimit të nisë për 30 minuta. Ndërkohë në QV 4590/01 u bë afishimi i listave sot në orën 08:00 

 

Ora 07:45
Himara sot në zgjedhje/ 4 autobusë me votues kanë hyrë brenda 2 ditësh në Qafë Botë nga Greqia! Burimet për Report Tv: U organizuan nga stafi i kandidatit Gjikurias

Mëngjesin e sotëm nga Qafë Bota përveç 3 autobusëve të linjave të rregullta Athinë - Sarandë, kanë hyrë edhe 2 autobusë që sillnin persona për të votuar në Himarë. Sipas burimeve të 2 autobusët kishin persona që vinin të organizuar nga stafi i kandidatit Gjikuria, bën të ditur gazetari i Report Tv, Limos Didani.

Edhe mëngjesin e djeshëm nga Qafë Bota kanë hyrë 2 autobusë të tjerë. Ndërkohë nga burime të stafit të Gjikurisë mësohet se përgjatë javës kanë mbërritur me automjete të tyre edhe qindra votues të tjerë, të cilët kanë planfikuar pushimet e tyre përgjatë këtyre ditëve.

Gjikuria, kandidon nën siglën e “Bashkë Fitojmë” të 10 partive opozitare, me në krye PD dhe PL, i propozuar dhe i mbështetur nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe të organizata minoritare OMONIA.
 

Ora 07:27
Zgjedhjet në Himarë, Në 9 QV ende nuk ka nisur votimi

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku informon se deri në orën 07:20 minuta nuk ishte hapur procesi I votimit në 9 QV. Pra në KQZ nuk është raportuar për hapjen e procesit në këto QV.

Ora 07:14
VIDEOLAJM/ Himara zgjedh sot kryetarin, votuesit e parë shkojnë në qendrat e votimit

Tashmë zgjedhjet në Himarë kanë nisur. Në orën 07:00 në qendrën e votimit 4588/01 kanë shkuar votuesit e parë. Report Tv dhe shqiptarja.com sjell pamjet.

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shifrat që tregojnë se turizmi s'njeh pikiatë, më shumë 1 mln hyrje në “Nënë Tereza” për Korrikun! Rama: Më shumë edhe se për gjithë vitin 2013

Shifrat që tregojnë se turizmi s'njeh pikiatë, më shumë 1 mln hyrje në “Nënë Tereza” për Korrikun! Rama: Më shumë edhe se për gjithë vitin 2013