Himarë/ U mor peng dhe u dhunua, por nuk tregoi, arrestohen pas 4 ditësh dy vëllezërit dhe një tjetër (EMRAT+VIDEO)

HIMARË- Një 41-vjeçar është marrë peng dhe është dhunuar nga dy vëllezër dhe një tjetër pas një sherri që kanë pasur me herët me njëri- tjetrin.

Sipas të dhënave të policisë, dy vëllezër dhe një tjetër, morën peng për disa orë shtetasin S. G., 41 vjeç, të cilin pasi e dhunuan dhe e mbajtën peng për disa orë e braktisën 2 km larg qytetit.

Ajo që e bën më të dyshimtë situatën është se 41-vjeçari pasi ka mbërritur në shtëpinë e marrë me qira, është mjekuar dhe ka vijuar punën sezonale që bënte në fshatin Mursi të Sarandës.

Policia pasi ka marrë njoftimin ka identifikuar tre autorët dhe ka bërë të mundur arrestimin  tyre dhe ka sekuestruar mjetin tip 'Opel' të përdorur në pengmarrje.

Ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë, në datë 27 në lagjen Nr. 1 në Himarë, ndërkohë ende nuk bëhet me dije se pse 41-vjeçari nuk ka treguar as në familje dhe as ka denoncuar në polici dhunën dhe heqjen e lirisë për disa orë.

Për këtë ngjarje kriminale  janë arrestuar N.M., 26 vjeç, A.M., 26 vjeç (vëllezër), dhe I.M., 26 vjeç, banues përkohësisht në Himarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:49
Report TV zbulon emrat e tre të rinjve që morën peng 41-vjeçarin në Himarë

Report Tv ka siguruar emrat e tre të rinjve që morën peng 41-vjeçarin në Himarë. Në prangat e policisë kanë rënë dy vëllezërit Nikoll Medha 26 vjeç dhe Ardjan Medha 31 vjeç, si dhe shoku i tyre, Ilirjan Miska 26 vjeç.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë