Himarë, hajdutë profesionistë
vjedhin Kishën e Gjithë Shenjtorëve

Himarë, hajdutë profesionistë <br />vjedhin Kishën e Gjithë Shenjtorëve
HIMARE - Kisha e Gjithë Shenjtorëve në Himarë, (foto) një objekt kulti me një histori rreth 300 vjeçare, ndër më të ruajturit dhe të mirëmbajturit në shkallë vendi është grabitur dy javë më parë. Drejtori i Trashëgimisë në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Gentian Stratobërdha ka thënë se grabitja u konstatua nga besimtarë që shkuan në kishë dhe gjetën derën e saj të hapur.

Stratobërdha pohon se Kisha e Gjithëshenjtorëve në Himarë Fshat, disa dhjetra metra larg rrugës kombëtare dhe pranë Kështjellës, ka qenë disa herë objekt i tentativave për grabitje. Vetëm gjatë vitit të kaluar, është tentuar vjedhja edhe në dy raste të tjera,

Nga ngjarja e dy javëve më parë, janë vjedhur 9 kolona të ikonostasit, të cilat mendohet se i përkasin shekullit XVIII. Ky ikonostas, sipas Stratobërdhës, është ndër të paktët e këtij lloji origjinalë në shkallë vendi, çka i jep atij vlerra yë veçanta e të jashtëzakonshme. Ai ishte bërë pjesë e një restaurimi, së bashku me vetë kishën, në vitet 1999-2000, sipas një projekti të Kishës Ortodokse Autoqefale.

Stratobërdha hedh dyshime të forta se, vjedhja e 9 kolonave të ikonostasit, të gdhendura në dru, është bërë për arsye përfitimi dhe nga njerëz profesionistë, të cilët i kanë çmontuar ato me kujdes. Për të argumentuar këtë fakt, ai sqaron se, vjedhësit nuk kanë tentuar të përvetësojnë ikonat, të cilat, sipas tijj nuk janë origjinalet.

“Ikonat origjinale ruhen nga strukturat përkatëse të shtetit dhe ky fakt, me sa duket, njihet nga vjedhësit”, thekson Stratobërdha, i cili njihet edhe si një nga restauratorët më të njohur në Shqipëri, në një prononcim për ATSH

Kisha e Gjithë Shenjtorëve, e ndërtuar në vitin 1775, ndodhet në hyrje të Himarës, në Himarë Fshat, shumë pranë rrugës kryesore dhe kalasë. Një nga vlerat e tjera të kësaj kishe është edhe bazilika e saj me tavan të rrafshtë, ndërkohë që dy harkada gjatësore mbi kollona guri ndajnë nefet nga njëri tjetri. Sipas historisë, në të ka predikuar Shën Kozmai.

Në korrikun e vitit të kaluar, persona të paidentifikuar tentuan të vidhnin sërish këtë objekt, por nuk arritën. Ndërkohë që, në fillim të viteve 1990-të, është vjedhur këmbanorja e kishës, ku u zhdukën katër kambanat me një vlerë të jashtëzakonshme. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe po shqyrtohen me kujdes të gjitha elementet që mund të çojnë në zbulimin e autorëve.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit