Himarë, ISHMP gjobit Jorgo Goron e firmën e pastrimit për keqmenaxhim të mbetjeve

Himarë, ISHMP gjobit Jorgo Goron e firmën e pastrimit  për keqmenaxhim të mbetjeve

Bashkia e Himarës

Në kuadër të inspektimeve për menaxhimin e integruar të mbetjeve, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit ka konstatur shkelje të ligjeve në fuqi në zonën e fshatit Dhërmi.

Pas inspektimit u vu re se në shëtitoren e plazhit Drimades nuk ishte kryer procesi i pastrimit të mbetjeve nga firma e pastrimit prej disa ditësh. Ndërsa nga bashkia Himarë nuk ishte marrë asnjë masë në lidhje me këtë problematikë ndonëse ligji ngarkon pushtetin vendor me këtë detyrë.

Nisur nga kjo situatë, inspektorët e Mjedisit kanë vendosur masë administrative me gjobë prej 500 mijë lekësh të rinj, ndaj kryetarit të bashkisë Himarë, Jorgo Goro për shkelje të standarteve dhe kushteve të menaxhimit të mbetjeve urbane.

Masë me gjobë me vlerë prej 1 milionë e 500 mijë lekë të rinj është marrë edhe ndaj firmës së pastrimit për mosrespektim të transferimit të mbetjeve. Kontrollet në terren kanë vijuar deri në normalizimin e situatës.

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit bën me dije se inspektimet vijojnë në të gjithë vendin, në zbatim të ligjit si dhe të angazhimit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për një territor më të pastër, edhe në prag të sezonit turistik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 04/05/2018 08:26

    Shikoni tani kur të ankohen Jorgot fshatarë tek padronët e pensionit se po u bëhet raprezalje. Hahahahahaha ....Gorrot, Jorgot, Janaqët e Kostaqët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër