Himarë/ Klosi në festën e Mjaltit: Zgjojmë traditën, zhvillojmë biznesin

HIMARË- Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka marrë pjesë në festën lokale të mjaltit, në pedonalen e Himarës. Nga atje Klosi theksoi se produktet vendase janë një ofertë e shtuar në paketën turistike.

Jemi këtu në Himarë, në Mjalt Fest, e cila vitin e kaluar u zhvillua në Dhërmi, duke pranuar që tashmë është bërë një traditë që gjatë sezonit turistik në të gjitha pikat ku ka më shumë vizitorë në Himarë do të zhvillohet nga një minipanair i mjaltit pasi kjo është pjesë e shtuar e ofertës turistike dhe mundësi për të zhvilluar më shumë biznesin lokal” është shprehur Klosi.

Më pas ministri theksoi se një nga produktet që turistët duan të shijojnë kur vijnë në Himarë dhe që duan ta marrin me vete është mjalti, produkt që në këtë zonë është disa llojësh, gjithashtu një nga produktet më të shitura në panairin e qytetit bregdetar.

”Panairi do të jetë i hapur për 2-3 ditë dhe do t’u japë mundësinë të gjithë turistëve të provojnë prodhimet e zonës dhe u jep mundësinë prodhuesve që të shikojnë reagimet e para karshi produktit të tyre. Idea jonë për të realizuar festat lokale në zonat turistike vjen për disa arsye: E para për të pasur mundësinë që prodhuesit vendas të ekspozojnë produktet e të kuptojnë se  çfarë u intereson më shumë turistëve. Po ashtu festat lokale i organizojmë për t’i ardhur në ndihmë pushuesve , për të pasur mundësinë që në këto atraksione turistike të shohin se çfarë prodhon komuniteti dhe së bashku me plazhin po ashtu të kenë mundësinë që të njohin dhe provojnë produktet e zonës”, tha ministri Klosi, sipas të cilit objektiv i rëndësishëm është që këto festa të kthehen në traditë.

“Ne do të vazhdojmë gjatë gjithë sezonit për të organizuar së bashku me pushtetin lokal kudo festa të tilla, ku ka atraksion turistik pasi mendojmë që është shumë e nevojshme që Shqipëria të shoqërohet edhe me këto produkte dhe turistët që vijnë në Shqipëri përveç se të ndiejnë mikpritjen shqiptare, të ofruar edhe nëpërmjet projektit Smile Albania të kenë mundësinë që të testojnë edhe produktet vendase. Po ashtu në kuadër të ligjit të  zejeve , tashmë ka një mbrojtje për zejtarët dhe për zonat si shëtitorja e Himarës, do të duhet shumë shpejt të ketë vetëm produkt shqiptar, të tregothen prodhimet që bëhen nga zejtarët, nga ata që kanë një profesion por kanë edhe një traditë, për të ofruar më të mirën e vendit tonë”, tha ministri Klosi nga Himara.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 15/08/2019 18:56

    E KE gabim o blendo ,,nuk vijne turistet sepse ti ben feste per mjaltin,,apo veren,,,apo se I buzeqesh turistit,,,turistet duan sherbimet baze,,,qe ti si minister nuk ja ploteson,,nuk ke uje ,drita 24 ore,,rruge,hotele me pishina e parkinge te medha,,ujrat e zeza derdhen me kanale ne det,,keshtu do marresh turiste ti o blend,,hotelet I ke ngjit me njeri --tjetrin,nuk ruhen distancat,,se I mbushet bashkite me vangjusha,,,,a I ke pare si jane hotelet ne greqi,,dhe itali,, shqiperia sot duhet te merrte 10,milion turiste dhe pas 5 vjetesh 20 million turiste ,,por me kaqola si puna jote do shkojme aty ku kemi qene tek 3 milionshi,,turisti vjen nje here sheh dhe nuk te vjen me per gjithe jeten ,,,prandaj thirrini mendjes,,..//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja