Himarë, memorial e qirinj aty
ku para 1 viti ndodhi tragjedia

Himarë, memorial e qirinj aty <br />ku para 1 viti ndodhi tragjedia
HIMARE - Lule, qirinj dhe një memorial me emrat e viktimave mbi të. Një vit pas tragjedisë së Himarës studentet e mbijetuara dhe familjarët e viktimave kanë bërë homazhe në nderim të 13 personave që humbën jetën, ku 11 prej tyre ishin studente të universitetit Aleksandër Xhuvani ne Elbasan, ndërsa 22 vajza të tjera u plagosën rëndë.

Homazheve u janë bashkuar edhe studentë të universitetit në Elbasan, si dhe banorë të Himarës, ndërsa ceremonia përkujtimore u zhvillua pikërisht në vendin ku pasditen e 21 majit u rrëzua autobusi në qafën e Vishës në Himarë.

Lule dhe qirinj kanë mbushur dhe oborrin e universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan në përkujtim të 11 studenteve që humbën jetën në tragjedinë e Himarës. Vajzat e mbijetuara të tragjedisë se për ta ka qenë një vit tepër i vështirë, ndërsa kanë përcjellë ngushëllimet e tyre familjarëve të viktimave.

Një grup pedagogësh i janë drejtuar qafës së Vishës në Himarë, pikërisht në vendin ku ndodhi aksidenti të përkujtuar studentet që humbën jetën si sot një vit më parë, teksa po ktheheshin pas një ekspedite 4 ditore nga Saranda.

Familjarët kërkojnë drejtësi dhe dëmshpërblim.

Më 21 maj një autobus me 33 studentë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", dega Gjuhë-Letërsi, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 80 metra të thellë në qafën e Vishës në Himarë. Në aksident humbën jetën 13 persona dhe 22 studente u plagosën. Mes viktimave ishte edhe shoferi i autobusit 55-vjeçar, Pëllumb Çela. Sipas ekspertizës shkak ti këtij aksidenti ishte shpejtësia e madhe e autobusit.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G