Himarë, theu arrestin shtëpiak dhe lëvizte me pistoletë në makinë në Livadh, në pranga 24-vjeçari (EMRI)

Himarë-Një 24-vjeçar nga Elbasani është vendosur në flagrancë në zonën e Livadhit pasi akuzohet se theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe lëvizte i armatosur me makinë.

Gjatë kontrollit të kryer në automjetin e Jorgo Zhidro oficerët e policisë sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë Beretta dhe 1 krehër të cilën e kishte fshehur poshtë tapetit të makinës.

Përse ndodhej në arrest shtëpie Jorgo Zhidro?

I riu ndodhej në arrest shtëpie që prej 16 marsit të 2023-it për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi mori peng dhe dhunoi me sende të forta Nazmi Liçin për shkak se ky i fundit në bashkëpunim me Ambri Sinakolin i dogjën automjetin e Zhidros.

Operacioni i sotëm u kodua me emrin "Strike 20".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • titi kavajes: 29/07/2024 09:50

    rraseni burg atje ka arme tjera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash