Një ndeshje Shqipëri-Kosovë do të mbesë gjithmonë e veçantë dhe përjashtim nuk bën as miqësorja që po zhvillohet në këto çaste në Elbasan Arena. Kjo pasi një moment i veçantë u shënua në fillim të sfidës kur teksa luhej himni i Shqipërisë të 22 futbollistët në fushë janë emocionuar.
Futbollistët e Kosovës jo vetëm që kanë duartrokitur në fundin e himnit, por edhe kanë kënduar gjatë ekzekutimit të tij.
Lajmi kryesor:
Balaj dhe Uzuni i japin fitoren Shqipërisë në miqësoren kundër Kosovës në Elbasan (VIDEO-Golat)








