Himni i xhandarmërisë serbe
Rexhepi: Do ta shkelin betimin

Himni i xhandarmërisë serbe<br />Rexhepi: Do ta shkelin betimin
"Askush nuk duhet të frikësohet nga betimi i xhandarëve serbë për të luftuar dhe vdekur për Kosovën." Reagimi i ministrit te Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi vjen pas publikimit nga mediat serbe të himnit te ri të xhandarmarisë serbe, në të cilin vihet theksi te lufta për Kosovën.

Rexhepi është shprehur i sigurt se një betim i kësaj natyre do të shkelet, ashtu siç janë shkelur edhe shumë betime të tjera nga ultranacionalistët serbë.

“Sa herë janë betuar, ata kanë dështuar. Kjo është në traditën e tyre”, ka thënë ministri Rexhepi.

Me tej Rexhepi ka deklaruar se thirrjet ultranacionaliste janë të pritshme, e sidomos tani kur në Serbi kanë fituar forcat radikale. Idetë për konflikte të reja në Ballkan, siç tha ministri i brendshem kosovar, mund të ekzistojnë vetëm te njerëzit që nuk e njohin realitetin në të cilin janë duke jetuar. “Edhe nderhyrjet, edhe konfliktet në Ballkan kanë përfunduar. Nxitjet për luftë janë vetëm në mendjet e njerëzve që nuk e kuptojnë realitetin, ose në mendjet e atyre që këtë e bëjnë vetëm për qëllime të caktuara politike”, ka theksuar Rexhepi.

Në një pjesë e tekstit të betimit thuhet “Pa Kosovën nuk ekziston as populli im serb; pa Kosovën nuk ekziston Serbia ime; pa Kosovën nuk ekzistoj as unë...”. Zëdhënësja e xhandarmërisë serbe, Stanica Puzovic, ka deklaruar për mediat vendëse se simbolika e ndërlidhjes së Kosovës në betim nuk ka kurrfarë lidhjeje me ndërrimin e pushtetit në Serbi.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)