Hipertensioni, mjekët:
Vuan 1 në 3 persona

Hipertensioni, mjekët:<br />Vuan 1 në 3 persona
TIRANE- Hipertensioni tashmë ka prekur një numër të lartë të popullatës shqiptare. Ky fakt është bërë i ditur nga mjekët specialistë të cilët theksojnë se goditjet në tru, sëmundjet e zemrës, të veshkave të syrit, shkaktohen nga hipertensioni. Pirja e duhanit, konsumimi i tepërt i kafeinës, i kripës, alkoolit, apo obeziteti janë ndër faktorët kryesorë që çojnë në rritjen e lartë të tensionit arterial, një nga shkaktarët kryesorë që çon në numrin e lartë të vdekjeve. 17 maji njihet si dita Botërore e Hipertensionit, ditë në cilën strukturat e shëndetësisë kanë përcjellë mesazhe sensibilizuese.
 
Pacientët
Një në tre persona në Shqipëri vuan nga hipertensioni dhe po kështu ndër ata persona që kanë tension të lartë të gjakut vetëm 1 në 3 e kanë diagnostikuar pasi dy të tjerët nuk e dinë që kanë probleme me presionin e lartë të gjakut. Sipas të dhënave, 36  deri në 40 për qind e popullsisë në Shqipëri është me hipertension dhe mosha tij tashmë është ulur duke prekur edhe të rinjtë. Në ditën Ndërkombëtare të Hipertensionit mjekët bëjnë thirrje për matje të vazhdueshme të presionit të gjakut. “Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë është vrasësi i parë në botë.

Vret më shumë se të gjithë sëmundjet e tjera, dhe duke qenë se rrallë herë takohet i vetëm, është shumë i zakonshëm me diabetin, shumë i zakonshëm me sëmundjet e veshkave, bëhet akoma më i mprehtë mjekimi i tij, sepse në shumë nga këto sëmundje, shpesh herë është shumë më e rëndësishme të mjekosh tensionin se sa sëmundjen bazë”, Prof.Dr Mihal Tase, Shef i Shërbimit të Hipertensionit. Rritja e presionit të gjakut është rreziku kryesor për vdekjen pasi  konsiderohet faktor  i lartë risku për sëmundjet e zemrës, goditjen në tru, sëmundjen e veshkave dhe të syrit . Tensioni i lartë mund të jetë i trashëgueshëm, por lidhet edhe me një sërë faktorësh, si mbipesha apo mënyra e të ushqyerit. Kripa konsiderohet armiku kryesor i presionit të gjakut dhe në traditën tonë veçohen ushqimet me shumë kripë, me shumë yndyrë dhe ëmbëlsirat të cilat ndikojnë për keq në organizëm.
 
Masat
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj duke u fokusuar në kontrollet bazë që do të nisin në muajin tetor për moshën 40 deri në 65 vuri theksin në parandalimin e hershëm të një sërë sëmundjesh. “Gjëja kryesore, edhe e kësaj ditë, edhe e përpjekjeve tona janë që të zhvendosim gjithmonë e më tepër sistemin tonë drejt shëndetit, sistemit tona janë të fokusuara drejt sëmundjes. Sa më shumë ta zhvendosim drejt shëndetit, aq më fituar jemi në zgjatjen e jetës dhe në shkurtimin e periudhave me invaliditet sepse këto janë sëmundje që mjekët i quajnë vrasës të heshtur, sepse me to mund të bashkëjetosh gjatë, por cilësia e jetës, rendimenti në jetë bie”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Po kështu edhe zv/ministri i shëndetësisë, Klodian Rrjepaj ka theksuar se cilat do të jenë të mirat e kontrollit bazë në popullatë.

“Kontrolli bazë në popullatë është një iniciativë shumë e rëndësishme, e cila do të ndodhë në ato mjedise ku është edhe më e kollajtë për popullatën të ketë akses ndaj shërbimeve informuese, diagnostikuese, trajtuese dhe ndjekëse në lidhje me hipertensionin. Ne synojmë që të rrisim mundësitë për të zbuluar hershëm dhe në këtë mënyrë të parandalojmë edhe efektet e dëmshme që mund të ketë tensioni arterial”, tha ai, duke shtuar se tashmë fokusi është mbrojtja e shëndetit jo vetëm tek kurimi i shenjave apo problemeve që lë një sëmundje e caktuar. Për të mbajtur në kontroll presionin e gjakut këshillohet të konsumohet një dietë e ekuilibruar, të mbahet një peshë trupore e shëndetshme, të shmanget alkooli, duhani dhe si dhe te kryhet aktivitet fizik i rregullt.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024