Baze: Hipokrizia me Shkodrën, zhbën opozitën, jo 30 qershorin

Baze: Hipokrizia me Shkodrën, zhbën opozitën, jo 30 qershorin

Në Shkodër u konstitua Këshilli i ri bashkiak dhe nuk u vra askush. Ky mund të ishte përshkrimi më cinik, që mund t’i bëje asaj që ndodhi sot në Shkodër, pasi PD për ditë të tëra u foksua tek ideja se do derdhte gjak, të mos lejonte konstituimin e Këshillit të ri. Kërcënimet e panevojshme të PD për gjak dhe dhunë në Shqipëri, në fakt kanë një histori gati një vjeçare dhe janë përpjekje për të mbuluar impotencën politike të Lulzim Bashës dhe aftësinë e tij për të konkurruar. Kjo që ndodhi në Shkodër nuk e zgjidh krizën realisht, por e fut në rrugën e zgjidhjes formale.

Kriza reale në Shkodër, është shkaktuar nga Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, të cilët duke qenë forcë e parë politike në qytet, kanë refuzuar të hyjnë në garë, duke e lënë përfaqësimin në dorë të pakicës. E vërteta është se socialistët nuk janë shumicë në Shkodër, por janë shumica e qytetarëve të përgjegjshëm të Shkodrës, që pranojnë zgjedhjet si mënyrë për t’u qeverisur. Si të tillë, ata kanë të drejtë të qeverisin qytetin, derisa dhunuesi real i qytetit, ai që i ka lënë shkodranët pa u përfaqësuar në Bashki, Lulzim Basha, të tërhiqet nga ai vendim, ose të ndëshkohet për atë vendim.

Tani rruga drejt rikthimit të legjitimitetit politik të PD në Shkodër, është më e gjatë se ç’mendon dikush. Ajo lidhet me legjitimitetin e 30 qershorit, dhe jo me biogranë e Valdrinit, Voltanës apo Tomës. Zgjedhjet në Shkodër, janë çështje e një beteje politike kundër 30 qershorit, që Lulzim Basha  e humbi në gjithë Shqipërinë, dhe bën sikur do ta tojë në Shkodër. Ajo betejë fitohet, ose humbet në Gjykatën Kushtetuese, dhe jo në rrugë. Gjithë skenat e tjera, janë përpjekje për të mbuluar diellin me shoshë. Shkdora as e ngjall dot dhe as e vdes dot 30 qershorin. Problemi i krijuar në Shkodër, është problem i ligjit të dekriminalizimit, dhe jo problem i legjitimitetit të zgjedhjeve.

Duke tentuar të bëjë si i fortë në Shkodër, për të mbuluar atë që i ka bërë PD-së në gjithë Shqipërinë, Lulzim Basha vetëm sa e shton dhe më shumë dëshpërimin tek opozita dhe tek shpresa e rremë që përpiqet të ngjallë me ngjarjet në Shkodër. Opozita duhet të ulet me këmbë në tokë dhe të rinisë betejën për të hyrë në sistem. Duhet të ulet në bisedime për ndryshime thelbësore në Kodin Zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese, të cilat krijojnë një kuadër të ri garancish për zgjedhjet e reja. Çdo ditë që kalon me gënjeshtra si kjo e Shkodrës, zhbën opozitën, jo 30 qershorin.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren