Hipotekat Fier e Lushnje, KLSH
padit ish-drejtues për shkelje

Hipotekat Fier e Lushnje, KLSH <br />padit ish-drejtues për shkelje
TIRANE - Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi se ka konstatuar shkelje dhe shpërdorime detyre nga drejtues të Hipotekave në Fier e Lushnje, duke dërguar në Prokurori padi për personat e implikuar.

Në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme Fier ka bërë kallëzim penal për ish-Drejtuesin e kësaj zyre vendore në vitet 2006 – 2012 dhe për juristin e Zyrës, pasi këta persona kanë sjellë përfitime materiale të padrejta për persona të tjerë dhe në dëm të interesave shtetërore duke mos zbatuar rekomandimin e ZQRPP Tiranë për vendosjen e kufizimit mbi pasuritë të cilat më pas janë shitur dhe për të cilat nga këta persona është lëshuar certifikatë pronësie.

Nga komisioni i ndarjes së tokës në qarkun e Fierit janë dhënë katër akte të marrjes së tokës në pronësi për sipërfaqen prej 48846 m2 brenda vijës kufizuese të vijës së verdhë në kundërshtim me VKM nr. 255 dt. 2.08.1991 “Për kriteret e ndarjes së tokës bujqësore” dhe një akt tjetër i marrjes së tokës në pronësi për sipërfaqen 16,000 m2 në kundërshtim me ligjin 8053 dt. 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”.

Gjithashtu, nga auditimi në Zonat Kadastrale Rurale në Sistem të Regjistrimit, rezultoi se për 50 pasuri, ishin regjistruar në hipotekë, në kundërshtim me ligjin nr. 7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” i ndryshuar.

Ndërkohë, në ZVRPP Lushnje ka bërë kallëzim penal për ish-Drejtuesin e kësaj zyre në vitet 2011 - 2012, i cili ka konsumuar shpërdorim të detyrës. Shkeljet e kryera nga personi i mësipërm, kanë konsistuar në ndjekjen e procedurave në kundërshtim me ligjin nr. 7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” për regjistrimin e pronave shtetërore që transferohen në pronësi të Komunës Rremas.

Gjithashtu, nga auditimi i zhvilluar, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar që personi në fjalë, ka kryer regjistrimin fillestar të lejes së ndërtimit, ka bërë ndarje të pasurisë dhe ka lëshuar certifikatë pronësie në kundërshtim të plotë me kërkesat e ligjit.

(gk/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'

E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'