Këto dy komponentë janë pjesë të projektit LAMP, i cili ka nisur përpara 7 viteve me financimin e Bankës Botërore. Gjithashtu, kryeregjistruesi Muho, takoi edhe homologun e tij turk, Davut Guney, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e ndërsjelltë në projektet e fushës së pronësisë, si dhe i kërkoi atij vënien në dispozicion të informacionit për dokumentat e pronësisë, që gjenden në arkivat e shtetit turk.
Në lidhje me këtë, kreu i ZRPP-së argumentoi se ky informacion do të thjeshtonte së tepërmi zgjidhjen e çështjeve të pronësisë, si dhe do të dokumentonte me fakte të pakundërshtueshme pretendimet e qytetarëve në lidhje me pronësinë në vendin tonë. Kryeregjistruesi Muho po merr pjesë në Konferencen vjetore të Bankës Botërore me temë "Toka dhe Varfëria", e cila zhvillohet në datat 24-27 mars në Washington të SHBA-ve.
Shkrimi u publikua sot (26.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.d/shqiptarja.com)