Hipotezë e re për shërimin e kancerit

Hipotezë e re për shërimin e kancerit
Fituesi i çmimit Nobel, biologu, James Watson, në një studim të realizuar për mundësinë e luftimit të tumoreve, e përqendron përqëndron vëmendjen në një grup të molekulave të quajtur Ros dhe rolin e rëndësishëm të antioksidantëve. Ai u jep shpresë të gjithëve se mund të ketë një mënyrë të re për të fituar betejën kundër sëmundjes së shekullit, e cila merr miliopna jetë çdo vit në mbarë botën. Studimi është publikuar një ditë më parë në të përditshmen italiane “Corriere della sera”.

“Ndonëse vitet e fundit vdekshmëria për disa lloje tumoresh ka shënuar rënie, veçanërisht për tumoret e gjakut, fatkeqësisht ka ende forma të tjera tumoreesh të pashërueshme, kryesisht ata të carcinomas dhe sarcomas”.

Me këto fjalë, shkencëtari dhe biologu James D.Watson, i cili e zbuloi strukturën e molekulës së ADN-së së bashku me Francis Crick dhe Maurice Ëilkins, me të cilin mori edhe çmimin Nobel për mjekësi në vitin 1962, hap studimin e tij të fundit në revistën “Open Biologjy”, botim i “Royal Society” në Angli. Studimi jep një hipotezë të re mbi mënyrën e veprimit të oksidantëve dhe antioksidantëve, sidomos në tumoret që janë në fazë të avancuar metastatike që vetëWatson e konsideron atë si “një nga punët e mia më të rëndësishme që nga koha e spirales së dyfishtë.”

Shkrimin e plotëe gjeni në gazetën Shqiptarja.com, 10 janar 2013

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…