Një 51-vjeçar nga Librazhdi është arrestuar nga blutë e këtij qyteti pasi ai është prezantuar si punonjës i Antiterrorit gjatë një kontrolli të bërë nga policia.
 
Por këtë “detyrë” ai e kishte edhe të dokumentuar, pasi gjatë kontrollit fizik që i është bërë atij i janë gjetur me vete dy karta  “Antiterror”  me mbishkrimin “Zyra Qendrore e  Investigimit”, dhe një yll me mbishkrimin “Zyra Qendrore e Investigimit”
 
51-vjeçari Hysen Balliu, nga fshati Funarës i Librazhdit tashmë do të përballet në gjykatë me akuzën “Përvetësimi  i  titullit  apo  i  detyrës   shtetërore”  
 
 Redaksia Online
(Shqiptarja.com)