Hiqej si zyrtarë i lartë dhe mashtronte biznesmenët duke iu premtuar tendera, Gjykata e Tiranës lë në burg Indrit Aliun

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg mashtruesin Indrit Aliu, i cili u arrestua ditën e djeshme pas denoncimit të një biznesmeni. Avokatja e 39-vjeçarit, i cili prezantohej si zyrtar i lartë, duke premtuar tendera ndërtimi ka mohuar akuzat e ngritura për mashtrim.

Indrit Aliu është njohur sot me masën e sigurisë, në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për mashtrim.

Para gjyqtares nuk ka pranuar të japë shpjegime, ndërkohë avokatja ka mohuar akuzën e mashtrimit të ngritur nga prokuroria.

Nga hetimet, burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se shumat e parave që u kërkonte personave të ndryshëm varionin deri në 35 mijë euro.

Zyrtarisht për të ka vetëm një kallëzim, por po hetohen disa raste, kryesisht persona që merren me aktivitet biznesi në miniera dhe në ndërtim.

Për të mashtruar këta persona ai përdorte emra zyrtarësh dhe në zyrë kishte fotografi të personave të ndryshëm që punonin në disa institicione shtetërore. Gjithashtu përdorte edhe karta të dyshuara të falsifikuara apo të rreme për të bindur biznesmenët se punonte në institucione qeveritare.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun