Segmenti nga Qafa e Kasharit deri në Vorë, që ka qenë edhe më i dëmtuari nga përmbytjet e 24 orëve të fundit në aksin e rrugës ndërqytetase Tiranë-Durrës, bëri që mjaft automjete të parkuara apo të gjendura papritmas në këtë zonë të dëmtohen.

Mjetet që u mbuluan nga uji dhe që nuk janë më në gjendje pune kanë qenë të ndryshme dhe tashmë ka nisur zhvendosja e tyre me karro-atrecët e ndryshëm të policisë.

Ndër to bie në sy edhe një fuoristradë Porsche Cayenne, vlera e të cilës është e konsiderueshme.

Në fotot e Shqiptarja.com dallohen qartë pasojat që reshjet kanë shkaktuar në rrugë, që nga sasirat e mëdha të dheut, ashtu edhe të çarat e shumta në asfalt.  

[gallery]24979[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com