Policia në Tiranë ka proceduar disa shoferë, duke i hequr edhe patentën, të cilët duke përfituar nga detyra në institucionet shtetërore, u kapën duke mbajtur në automjete, në mënyrë abuzive, stemat e këtyre institucioneve.

Me një njoftim për mediat, Policia e Tiranës bën me dije se pas një kontrolli në rrugë, gjatë dy ditëve të fundit, u evidentuan një numër i konsiderueshëm qytetarësh që kishin vendosur sisteme shtesë pamore, në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh, pasi janë kapur në kushtet e flagrancës dhe janë shoqëruar për veprime të tjera hetimore.