Hiqet neni 3 për Amnistinë
ligji pritet të rikalojë në Kuvend

Hiqet neni 3 për Amnistinë<br />ligji pritet të rikalojë në Kuvend
PRISHTINË - Kabineti qeveritar ka aprovuar Projektligjin për amnistinë dhe e ka riproceduar për miratim në Kuvendin e Kosovës, thuhet në një komunikatë për medie të Kryeministrisë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka prezantuar ndryshimet e bëra në Projektligjin për amnistinë, duke bërë të ditur se neni 3 është hequr në tërësi dhe po ashtu  është shtuar neni që thotë se “të gjitha veprat penale që kanë rezultuar me lëndime trupore dhe me vrasje nuk do të amnistohen”, bën të ditur "Koha Ditore" .

Zv/kryeministri Kuçi po ashtu bën të ditur për takimin e sotshëm me partitë tjera politike, me LDK-në dhe AAK-në, të cilat janë pajtuar që ky Projektligj të procedohet dhe javën tjetër të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.  

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri