Hiqni kaloritë me supë

Hiqni kaloritë me supë
Nëse e filloni ushqimin me supë mund të ndihmoni uljen e kalorive, thonë ekspertët e ushqimit nga Universitetii Pennsylvanias. Ata kanë shërbyer drekë për 60 burra dhe gra me peshë normale një herë në javë, përgjatë pesë javëve me radhë. Në katër javë nga to, ushqimi ka filluar me kalori të ulët, supë vegjetariane me lëng mishi. Pesëmbëdhjetë minuta pas supës, pjesëmarrësve ju servir ushqim me djathë dhe me salcë domateje.

Për të krahasuar si standard, gjatë një prej pesë drekave nuk u shërbye supë. Pjesëmarrësit konsumuan 20% më pak kalori kur e filluan ushqimin me supë. Ata konsumuan 150 kalori gjatë një ngrënie mestare të supes. Megjithatë, ata morën mesatarisht 135 kalori më pak gjatë gjithë drekës kur ajo filoi me supë. Fillimi i ngrënies me supë mund të jetë një rrugë e mirë për të qenë plotësisht të kënaqur: ju hani edhe ushqim tjetër më shumë, por kontrolloni sasinë e kalorive te hyra", thote Julie Flood, studiuese në këtë fushë.

Kjo strategji mund të jetë një ide e mirë kur darkoni në restorant, por mund të aplikohet edhe në shtëpi, megjithatë me kusht nëse ju nuk nguteni të përfundoni shpejt supën për të kaluar në ushqimet e tjera. Mbani mend, gjella apo ushqimi tjetër gjatë këtij studimi është shërbyer 15 minuta pas ngrenies së supës. Kjo është aq sa periudha kohore që restoranti vonon shërbimin e ushqimit.

Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi