Histori e veçantë dhe frymëzuese/ Çifti që sfidoi dhe mposhti kancerin së bashku

Ata janë  një ndër çiftet më të bukura që mund të keni hasur ndonjëherë, sepse përpos dashurisë së madhe ata janë shembull edhe për të rinjtë e tjerë.

Redon Xhyliu dhe Rezarta Kalemi u njohën rreth 3 vite më parë, por ndryshe nga çiftet e zakonshme ato u përballen me një sfidë të vwshtirë e cila do të forconte dashurinë e tyre, dhe do të tregonte se dashuria ka fuqinë të mposhtë çdo gjë.

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ Rezarta dhe Redi treguan historinë e tyre të dashurisë dhe sëmundjen e vështirë të Rezartës.

‘’ Kam bërë ekot e para të gjirit në nëntor të 2018, duhet të shikonim zhvillimin e tumorrit,si do vazhdonte, pastaj me ekot e dyta doli që ishte diçka problematike dhe në mars pastaj kam filluar ndërhyrjen, kurimin dhe mbarova në janar…’’ u shpreh ajo.

‘’ Rastis shumë herë që nuk është asgjë, por mir është që të bëhet një kontroll, nuk kushton asgjë. Por rasti im ndryshon pak sepse duke u nisur nga mosha, unë jam diagnostikuar me kancer 25 vjeç, dhe duke parë moshën thashë mund të jetë një gjendër e thjeshtë, jo kancerogjene dhe vajta për atë kontrollin. Realisht dhe kur e kam marr vesh nuk e kam përjetuar shumë sepse duheshin parë të gjitha fazat, për dicka nuk e dija në cilën fazë ishte kështu që mundohesha ta merrja sa më lehtë’’ u shpreh Rezarta për fillimet kur mori vesh për sëmundjen  e saj.

Por gjatë kësaj kohe pranë saj ishte edhe Redoni, i dashuri i saj që nuk e la në asnjë moment vetëm, pas marrjes së lajmit që diagnostikohet nga kanceri i gjirit. Rezarta u nis për në Francë për t’u kuruar, gjatë qëndrimit të saj atje, ishte edhe Redoni, i cili është detyruar që përgjatë periudhës së qëndrimit të Rezartës në Francë të shkoj disa herë atje për ta takuar dhe për të qëndruar, duke lënë çdo angazhim tjetër.

‘’ Në francë nuk isha gjatë gjithë periudhës sepse Rezarta ishte 9 muaj aty, sepse kurimi zgjat shumë, ka ato etapat dhe fazat e veta dhe në pamundësi për të ndenjur për shkak të dokumentave por edhe për shkak të impenjimeve të punës, detyrohesha të kthehesha dhe e kam bërë në mos gaboj pesë herë vajtje-ardhje’’ u shpreh ai.

Por Rezarta është treguar mjaft e fortë përballë sëmundjes së saj, duke mos lejuar asgjë që ta bëj të ndjehet keq:

‘’ Deri në periudhën që unë fillova kimion deri diku nga korriku nuk e dinin shumë veta apo se ishim shprehur diku nëpër rrjetet sociale për atë që po kaloja, realisht njerëzit kur shikonin që unë kisha udhëtuar jashtë mendonin se ishte për qejf….unë kam nxjerrë një foto që nuk i kisha flokët fare as të shkurtër, sepse prap është një lloj tjetër ndjesie kur e shikon unë realisht mendoj se është komplet ndjesi personale si e përjeton, unë nuk e kam pasur problem, ndoshta më kanë ndihmuar flokët e shkurtër ndoshta tipi im.. ‘’tha  ajo.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja