HISTORI – SARAJEVË – 20 vjet nga Marrëveshja e Daytonit


- Dokumenti origjinal ka humbur -
SARAJEVË, 21 nëntor /ATSH-MIA/ - Lufta në Bosnje-Hercegovinë (BH) përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes paqësore të Daytonit, më 21 nëntor të vitit 1995.
Marrëveshja u nënshkrua nga presidentët e atëhershëm të BH-së, të Kroacisë dhe Serbisë, Alija Izetbegoviç, Franjo Tugjman dhe Sllobodan Millosheviç.
Me marrëveshjen e arritur në bazën ushtarake në Dayton, pas negociatave trejavëshe me ndërmjetësimin amerikan, BH-ja u nda sipas parimit 51 për qind për Federatën e BH-së dhe 49 për qind për Republika Srpska, në ndërkohë të formimit të distriktit të veçantë, Bërçko.
Marrëveshjen e arritur në Dayton, Millosheviçi, Tugjmani dhe Izetbegoviçi e nënshkruan zyrtarisht tri javë më vonë, më 14 dhjetor 1995 në Paris.
Dokumenti origjinal ka humbur. Dy dekada  pas nënshkrimit, marrëveshja interpretohet në mënyra të ndryshme, nga i pazbatueshëm, deri në tejkalues dhe i panevojshëm për shkak se politikanët në BH-së sërish flasin për auditimin e tij.
Të gjithë nënshkruesit kanë vdekur. Vdiq edhe ish-i dërguari ndërkombëtar për Ballkanin dhe "autor" i Marrëveshjes së Daytonit, diplomati amerikan Richard Holbrook./  a.jor.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai