Historia/43-vjeçari me kancer
lyp për të siguruar mjekimin

Historia/43-vjeçari me kancer<br />lyp për të siguruar mjekimin
Kushdo që kalon në kryqëzimin te Libri universitar e ka parë. Nuk të shpëton nga syri kjo tabelë, ashtu sikundër nuk mundesh dot të kalosh pa parë edhe Gazmend Ziun. Ai mban një maskë në fytyrë, por edhe pse e padukshme se çfarë fshihet pas saj, sërish kuptohet se pas saj ka një deformim të theksuar. 

Gazmendi tregon për mikrofonin e Report tv, se ka një vit që është i diagnostikuar me kancer. Kjo ka qenë edhe arsyeja se pse ai gjendet rrugëve, jo vetëm për të mbledhur lekë për të siguruar kurimin e tij, por edhe sepse bashkëshortja dhe djali e kanë përzënë nga shtëpia. 

Në dokumentet që ai mban me vete ka raporte mjekësore dhe fletë analiza të lëshuara nga Qendra Spitalore Nënë Tereza. Gazmendi ka vështirësi në të folur dhe është jo e lehtë të kuptosh se çfarë është duke thënë. Por kuptohet qartë kur thotë që i është drejtuar spitalit dhe askush nuk është kujdesur për të. 

Ai është i sëmurë, dhe jo vetëm nga sëmundja që fsheh me maskë. Ai ka ethe. Ka një kohë shumë të gjatë që qëndron në këtë cep të rrugës, ditën dhe natën. Ushqehet vetëm me kos dhe qumësht, pasi për të është ë pamundur që të konsumojë diçka tjetër për shkak të sëmundjes.

Dikur ka qenë i martuar dhe ka një djalë. Na tregoi se familjarët e kanë përzënë nga shtëpia për shkak të shpërfytyrimit që ka marrë nga sëmundja.

Me vete ka dy çanta dore dhe një batanije e cila nuk siguron aspak ngrohje. Batanija është e lagur. Ndërsa e vetmja gjë e pastër dhe e thatë janë dokumentet që mban me vete. Mes dokumenteve të shumta, ku ka receta mjekësore, fletët e analizave të kryera, përshkrimet e sëmundjes nga ana e mjekëve, ka edhe vërtetimet e shtëpisë së fëmijës ku është rritur.

Ai nuk ka familje, është i vetëm në mes të katër rrugëve, në një cep të kryqëzimit te Presidenca, duke pritur lëmoshë, që sigurisht kjo e funit s'e kuron.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois