Historia e 45 viteve pune, Metaj: 
Duhet të dashurosh punën që bën

Historia e 45 viteve pune, Metaj: <br />Duhet të dashurosh punën që bën
Ishte vetëm 15 vjeç kur filloi punë në Ujësjellës. Madje drejtuesit e asaj kohe e refuzuan prezencën e tij në institucion, sepse nuk ju duhej një fëmijë në staf.

Ndërsa sot pas 45 viteve punë në ujësjellës Namir Metaj, ose  siç e thërrasin kolegët e tij “Stetoskopi” ka shumë për të treguar dhe jo vetëm faktin që ka ndryshuar 23 drejtues. 
 
“Unë kam një veti, ku nëpërmjet zhurmës e veshit, duke e parë që në këtë tubacion ka një pengesë dhe pallati nuk merr ujë atëherë tregon që diçka nuk shkon. Vetë veshi im e përcakton që në një metër ose dy ka diçka që nuk shkon dhe aty është zhbllokimi”, shprehet Metaj.
 
Ai njeh me milimetra çdo pusetë dhe tub në kryeqytet.
 
"Unë e njoh tërë rrjetin e ujësjellësit duke filluar që nga impianti i bovillës e deri tek pallati, qytetari tek të gjithë", tha "stetoskopi".
 
Sot, ndërtimet e shumta në Tiranë kanë sjellë edhe devijime të kanalizimeve, megjithatë kirurgu i sistemit, sikundër e thërrasin një pjesë tjetër e kolegëve, bën thirrjen.
 
“Dëshira ime është që të hiqen tubacionet e vjetra dhe të bëhen të gjithë të reja”, tha ai.
 
Namir metaj, del në pension pas dy vitesh, dhe do të shënojë 47 vite punë në një mesazh të fortë për të rinjtë dhe interesin ndaj punës.
 
“Ta dashurojnë punën, po e dashurove punën po e respektove dhe punove për të do të ndjesh kënaqësi ashtu si edhe unë që pas 45 vjetësh ia kam dhënë ujësjellësit dhe dua t’ia trashëgojë djalit tim”, shprehet Metaj.
 
Sigurisht në rrugëtimin e tij ka edhe histori sakrificash dhe mrekullish.

"Dua të tregoj një histori që kemi qenë të ish- kombinati ushqimor, aty lëviza një saraçineskë dhe u ndjeva shumë keq se nga amortizimi ajo plasi. Unë tregova një shkathësi duke dalë, pasi më rrezikohej jeta”, tha për Report Tv Namir Metaj.
 
Tashmë, biri i tij i vetëm studion inxhinieri hidrike dhe pret që të vazhdojë rrugën e tij,  duke trashëguar jo vetëm vendin e punës por edhe dashurinë për të.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi