Historia e çiftit në shtëpinë e të
moshuarve, rrëfejnë jetën e tyre

Historia e çiftit në shtëpinë e të<br />moshuarve, rrëfejnë jetën e tyre
TIRANE-Kasem dhe Olimbi Tahiri janë mbi të 70- tat e tyre dhe kanë 57 vite martesë. Dhe medalja e artë që ata gëzojnë, është dashuria dhe rrespekti për njëri tjetrin.
 
“Neve faktikisht tërë këta vite na ka mbajtur sinqeriteti për njëri-tjetrin për jetën që kemi kaluar dhe harmonia por mbi të gjitha shikojmë sinqeritetin me njëri-tjetrin. Kjo është e para në një çift, po pate sinqeritet ka harmoni dhe çdo gjë kalon mirë, edhe sikur të vuajë njeriun. I harron vuajtjet po pati harmoni dhe sinqeritet. Ne kjo nuk na ka munguar plus anës financiare që kemi qenë mirë”, tha Kasemi.
 
 
Edhe pse të vendosur në shtëpinë e të moshuarve ata kanë shumë për të thënë dhe shumë për ti dhënë njëri tjetrit. Madje ata kanë shumë edhe për t’ju thënë çifteve të reja.
 
“Edhe çiftet e rinj që martohen tani nuk duhet të shikojnë se është e pasur dhe djali të rendë pas vajzës por nëse ata e gjejnë harmoninë dhe mirëkuptimin me njëri-tjetrin nuk është gjë pasuria.  Pasuri është pasuria shpirtërore e njeriut dhe jeta që do të bëjnë, sepse shoh sot shumë çifte që ndahen, shohim që kanë kontradikta. Për mendimin tim nuk janë ato kontradikta sepse neve nuk na ka kaluar vaj jeta, ka patur ndonjëherë dhe debate, ka patur ndonjëherë dhe varfëri por duke i diskutuar të dy së bashku i kemi kaluar. Prandaj çiftet e reja nuk duhet ti shikojnë sepse jeta nuk është shesh me lule por ka dhe tatëpjeta, ka dhe humnera dhe njeriu duhet ti përballojë të gjitha”, tha bashkëshorti.
 
Çifti Tahiri kanë më shumë se 1 vit që janë vendosur në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë. Edhe pse për ta fillimi i qëndrimit të tyre në një shtëpi të moshuarish ishte i vështirë, ata shprehen se vendimi për të qëndruar këtu ishte zgjedhje dhe zgjidhje.
 
“Faktikisht ne kur vendosëm për të ardhur këtu e patëm shumë të vështirë sepse nuk ishim mësuar me këtë komunitet”, tha Kasemi.
 
“Fillimi kështu ka qenë, pak i vështirë, por tani u ambientuam, sidomos unë kur kam ardhur e kam përjetuar shumë keq”, tha Olimbi.
 
Ata shprehen të kënaqur për zgjidhjen dhe zgjedhjen e tyre, edhe pse kanë fëmijë dhe madje janë stërgjyshër.
 
Ishte zgjedhje dhe zgjidhje, të dyja bashkë ishin që ne vendosëm të iknim e të vinim këtu. Kryesorja është që këtu ne kemi qetësi shpirtërore
 
Kasemi në profesion ka qenë mësues dhe si i tillë nuk harron të japë këshilla për bashkëkombësit e vet.
 
Më ndihmon burri shumë, sado që është i sëmurë, i bëjmë punët të barabarta, ndihmojmë njëri-tjetrin tek dhoma që kemi sepse nuk kemi ndonjë punë kushedi por ato punë që bëjmë i bëjmë bashkë”, thotë Olimbi.
 
“Tani jemi shokë së bashku s jemi bashkëshort, shokë të pandarë”tha Kasemi. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

‘Ligjet’, Avokatja e Popullit: Në burgje ushqimi i pamjaftueshëm! Të dënurit në '41 bis' humbën nga 10 kg

‘Ligjet’, Avokatja e Popullit: Në burgje ushqimi i pamjaftueshëm! Të dënurit në '41 bis' humbën nga 10 kg